BallinaBiznesiTavo: Aeroporti i Vlorës drejt përfundimit, rrit turizmin edhe në Himarë

Tavo: Aeroporti i Vlorës drejt përfundimit, rrit turizmin edhe në Himarë

-

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka bërë të ditur sot se aeroporti ndërkombëtar i Vlorës është drejt përfundimit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tavo shkruan se aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të shërbejë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të turistëve edhe në Himarë.

Me një investim prej mbi 104 milionë eurosh dhe me mbi 1 milion pasagjerë në vite, me qindra vende të reja pune, e duke shërbyer si porta hyrëse për jugun e vendit, ky investim madhor e historik do të shërbejë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të turistëve edhe në Himarë, në aktivitetin e bizneseve të vogla të Himarës, në ekonominë personale dhe familjare të banorëve të thjeshtë të Himarës”, shkruan Tavo.

Më tej shkruan ai, aeroporti i Vlorës “do të shërbejë edhe si një pikënisje tejet e afërt ajrore për himarjotët që udhëtojnë në botë sikurse edhe ata që kthehen nga bota këtu, në Himarë, duke kursyer shumë kohë e të ardhura e duke siguruar komoditet udhëtimi përmes kësaj distance kaq të afërt ku ndodhet aeroporti ndërkombëtar i Vlorës”.

Kryebashkiaku  Tavo shtoi se “ky investim, ndër shumë të tjerë, është dëshmi e zhvillimit të vendit dhe indikator i hapave të mëdha që po ndërmerren në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në kthimin e vendit tonë si një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike të Evropës”, njofton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti takon Scharpingun, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës në vitin...

0
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili...