BallinaKulturaMë 7 prill të vitit 1811 lindi Hasan Tahsini (1811-1881)

Më 7 prill të vitit 1811 lindi Hasan Tahsini (1811-1881)

-

Hasan Tahsini, shkencëtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare. Më 7 prill të vitit 1811 lindi Hasan Tahsini (1811-1881), filozof, astronom, matematicien e psikolog, një ndër personalitetet më të shquara të Rilindjes Kombëtare.

Tahsini ka qenë rektori i parë i Universitetit të Stambollit dhe njëri nga themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Tahsini mbahet si njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin e 19-të.

Lindi në fshatin Ninat të Konispolit, ku mori mësimet e para. Vijoi shkollimin në një nga medresetë më të njohura të Stambollit. U caktua rektori i parë i Universitetit të porsahapur të Stambollit (1870). Veprimtaria e Hasan Tahsinit për përhapjen e diturive shkencore, që ishin në kundërshtim me qëndrimin e autoriteteve shtetërore e fetare të kohës, ra në sy; ai u shkarkua nga detyra e rektorit dhe u përzu nga Universiteti.

Hasan Tahsini qe një ndër veprimtarët më aktiv të Rilindjes Kombëtare. Qysh në vitin ’60, në bashkëpunim dhe me atdhetarë të tjerë, si Kostandin Kristoforidhi, filloi të mendojë dhe të veprojë për krijimin e shoqërive që do të punonin për përhapjen e diturisë midis Shqiptarëve dhe për hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe.

Hasan Tahsini u përndoq e u burgos për veprimtarinë e tij atdhetare nga fanatikët e njerëzit mendjembyllur, por ai nuk u largua nga bindjet shkencore dhe nga rruga e tij për zhvillimin e kulturës dhe për afirmimin e kërkesave kombëtare të shqiptarëve, njofton atsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Çiklizmi i Kosovës zhgënjeu në Taranto

0
Nga Kemajl Milaim Goca Pozita e 20-të nuk është rezultat i mirë, është zhgënjim për Kosovën ky rezultat në Lojërat Mesdhetare. Çiklizmi duhet t’i futet...

Afshi i tokës së shkelur