1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

Duhet ti lexosh

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar, lidhur me protestën e mbajtur të enjten pasdite në Prishtinë, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë me akuzat për krime lufte.

Protesta u organizua nga veteranët e UÇK-së.

Sipas Spiropalit, “protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik e njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapsanën e Hagës; një akt kundër të drejtës, kundër lirisë, në abuzim me sovranitetin e një shteti të pavarur e demokratik”.

“Drejtësia nuk mund të përmbyset, viktimat nuk mund të shpallen agresorë dhe agresorët nuk mund të shiten si viktima.”, shkruan Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Të enjten në Prishtinë, mijëra qytetarë protestuan kundër asaj që e quajnë padrejtësi nga Gjykata e Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ata shprehën pakënaqësinë ndaj procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit