1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Sot rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Duhet ti lexosh

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dalin përpara trupit gjykues sot e hënë në kuadër të rastit “Thaçi dhe të tjerët”, pas një pushimi dimëror trejavor të Gjykatës Speciale.

Seancat do të vijojnë sipas orarit të rregullt, nga e hëna deri të enjten, duke nisur nga ora 09:00.

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të pranojnë me shkrim dëshmitë e dy dëshmitarëve. Ky vendim, i marrë më 6 janar, lejon mbrojtjen që t’i marrë në pyetje dëshmitarët përkatës. Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara, gjatë konferencës javore, e cilësoi këtë hap si një zhvillim të rëndësishëm në përgatitjen e procesit gjyqësor.

“Dëshmitë e shkrimtuara do të pranohen dhe mbrojtja do të mund t’i pyet dëshmitarët. Ky është një hap i rëndësishëm në përgatitjen e gjykimit,” deklaroi ajo.

Griep shtoi se një dëshmitar tjetër do të japë dëshmi nëpërmjet video-konferencës.

Në vijim të çështjes, më 20 dhjetor dhe 6 janar, trupi gjykues ka miratuar disa kërkesa të Prokurorisë për paraqitjen e provave dhe dëshmive shtesë. Ndërsa, më 18 dhjetor 2024, mbrojtësit e viktimave kanë kërkuar që një anëtar i familjes së një viktime të ndjerë të marrë pjesë në emër të saj gjatë procesit gjyqësor. Ky proces mbetet në fokus të opinionit publik, ndërsa Gjykata Speciale vazhdon shqyrtimin e provave dhe dëshmive për të siguruar një gjykim të drejtë dhe transparent, njofton telegrafi.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit