Nga: Majlina Sulejmani, Zvicër
Nuk është si dikur. Dikur, në katun, diaspora vinte edhe nëse nuk kishte shumë vend për të fjetë, por mjaftonte një shtrat me dashni. Mjaftonte një gotë Coca-Cola, një paketo fara, një ndejë në oborr me të afërmit. Kishte përqafim, kishte gëzim të vërtetë.
E sot?
Sot interesi ka hy në çdo skutë. E mikpritja është shndërruar në çmim të fryrë, në fjalë nënçmuese si “je i diasporës, ki pare”, në frizura më të shtrenjta, në pazare me dy standarde, në trajtim si me qenë bankomat me theks të huaj. E më keq – kur dikush nga vendasit sillet keq me një mergimtar, gjithë mërgimtarët qiten në një thes: “janë mendjemëdhenj, sillen si të huaj, s’na respektojnë”.
Jo. Kjo nuk është drejtësi.
Në diasporë janë motrat, vëllezërit, prindërit tanë. Janë ata që dërgojnë remitenca, që mbajnë gjallë ekonominë e shumë familjeve. Janë ata që sjellin dije, përvojë, e shpresë. Po, ka edhe nga ata që e teprojnë, por shumica vijnë me dashni – jo me mendjemadhësi.
A kemi mbetë me shpirt të pastër për t’i pritë si dikur, apo e kemi shitë mikpritjen për një fitim të shpejtë?
Sot, në vend të sofrës me dashni, diaspora përballet me:
– Çmime më të larta “se janë nga jashtë”
– Ryshfet për çdo dokument
– Sjellje të ftohtë, dyshuese, përbuzëse
– Pazar ku çmimi ndryshon nëse të njoftojnë targën
– Komente si: “s’ke çka lyp këtu, rri n’Zvicër”
Por diaspora nuk kërkon luks. Kërkon respekt. Kërkon drejtësi. Dhe, kur sillet mirë – siç shumica e bën – e meriton ta ndjejë veten si në shtëpi, jo si klient!
Koha ka ndryshuar, por vlerat s’duhet me i ndryshu.
Nëse duam një vend ku ia vlen të kthehesh, le ta fillojmë me dinjitet e ndershmëri.
Jo me dy standarde – por me një zemër: shqiptare.
“… Milionat i kemi sjena nxor për juve Gurbetqar” – tha nji i Moshuar i Vitis.
SAM24.info