Nga S. Ismaili
Në praninë e Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Ylber Sela, dhe kryetarit të Klubit të Biznesit, z. Gafi Vejseli, u hap për herë të parë klasa e gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës.
Ky është një hap i madh përpara në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar.
Faleminderit nga zemra miqve që na mbështetën në hapjen e kësaj klase të gjuhës shqipe në Berlin. Është një ditë historike për shqiptarët e Berlinit dhe rrethinës. Ky akt është një dhuratë e madhe për fëmijët tanë dhe një trashëgimi e çmuar për brezat që vijnë.