1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Si na gjeti viti i ri 2025?

Duhet ti lexosh

/ Me dashamirës dhe shpirtbardhësi,

PhD.Dashnim Hebibi

Të fillojmë nga dita e parë, të shkruajmë të mirat që do ti bëjmë gjatë vitit të ri. Me pak fjalë, harxhime me bollëk gjithandej. I trishtuam edhe gjallesat tjera që janë me ne mbi tokë dhe ndër tokë me zhurmën e pakuptueshme të fishekzjarreve. Skamje, papunësi e madhe në vendin tonë. Pak sekonda pas minutave të para të vitit 2025, qielli i tymosur. Sigurisht se specialistët e shëndetësisë e dinë se sa dëm i madh iu bë natyrës dhe njerëzimit. Festo me mendje, jo me armë e fishekzjarre!

Mjerim i papërshkrueshëm! E pakuptimtë e gjithë kjo zhurmë në mesnatë! Në vend se të ndalemi e të vendosim në peshore ditët, muajt e vitin që e kemi lënë pas dhe të shohim ku ishim keq e ku ishim mirë e të bëjmë barazimin e rezultateve pozitive e negative.

Shumë të nderuar familjarë, miq, shokë e dashamirë, kudo që jeni, shëndet, dashuri, besim, punë, unitet, paqe e drejtësi! Ti ruajmë ditët, muajt, vitet e kaluar si libra që i kemi pasur nëpër duar dhe të shohim nëse kishim tituj-pune të mira apo? E kemi mundësinë për të ndryshuar për të mirë, nëse e shohim se nuk ishim sa duhet, se tek efundit, kjo jetë është shumë e shkurtë dhe nuk mundemi të jemi në çdo moment superiorë, prandaj edhe jemi njerëz.

E kanë lënë këtë jetë, po e lënë e do ta lënë, orë e çast. Prandaj, na duhet mirësi! Na mbulofshin lajmet pozitive, jo vetëm në familjet tona, kombin tonë, por në gjithë botën! Të mos i harrojmë dëshmorët, familjet e tyre, invalidët e luftës dhe të punojmë shumë se siç e dimë nga më shumë se 6 mijë persona që u shpallën të zhdukur në Kosovë pas mbarimit të luftës, 1617 prej tyre ende mbajnë atë status. Ky vit na gjeti të thyer e shumë të përçarë gjithandej! Na gjeti me skamje e papunësi!

Prandaj, mbi 1617 familje nuk e dinë ku i kanë më të dashurit e tyre. Dita ditës po ikin të rinjtë! E sot, viti i ri dhe në gjumë deri 12-të të ditës. Po mbeten shumë shtëpi të mbyllura. Më shumë punë, unitet e dashuri se sa festë! Njerëzi, njerëzi, njerëzi!!!

helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit