/ Përgaditi: Dashnim HEBIBI, Tiranë /
Shqiptarët, më të bashkuar se kurrë
Edhe pse Shqipëria nuk pati fat të mund Serbinë, ajo sonte i tregoi botës – politikanëve dhe të gjithë atyre që dyshojnë – se shqiptarët janë dhe do të mbeten të bashkuar. Ajo që pamë në stadium dhe në rrugët e Tiranës ishte shumë më tepër se një ndeshje futbolli: ishte një shpërthim krenarie, emocioni dhe bashkimi kombëtar.
Rrugët e kryeqytetit janë bllokuar nga njerëz të të gjitha moshave, me flamurin kuqezi në duar dhe në zemër. Festë, lot, këngë dhe thirrje për unitet – ky ishte pulsi i Tiranës sonte. Ishte një moment që nuk përshkruhet lehtë me fjalë, një përjetim që duhet jetuar për ta kuptuar.
Në këtë reportazh, do të sjellim zërat e atyre që ishin aty, emocionet e papërmbajtura të tifozëve, dhe mesazhin e fuqishëm që lëshoi ky bashkim: Shqiptarët janë një, pavarësisht kufijve. Pa gola u mbyll super sfida Shqipëri-Serbi në “Arenën Kombëtare”, në atë që cilësohej ndeshja më e rëndësishme e kësaj fushate kualifikuese të Botërorit 2026.
Sfida e cila kishte shumë tension nga ana e tifozëve dhe të vetë historisë, nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por kuqezinjtë ishin më agresivë, duke tentuar disa herë drejt portës me Mitajn dhe Laçin.
- Gjithsesi, shansi më i artë ishte në fndin e pjesës së parë, me Hysajn që fitoi një 11-metërsh, por Rey Manaj u ndal nga Petrovic.
- Pjesa e dytë, ishte gjithashtu me ritëm të lartë, me Brojën dhe Uzunin që u shkëputën disa herë në krahun e djathtë, ndërsa Bajrami gjithashtu kishte një shans të artë për të ndëshkuar serbët në minutën e 72’, por tentativa e tij u ndal nga Petrovic.
- Ndeshja kishte rëndësi të veçantë për ecurinë në grup, por përveç kësaj, është pritur me interes të madh edhe për tifozët kuqezi.
- Por përtej euforisë në shkallët e stadiumit, serbët duket se janë më të favorizuar nga ky rezultat.
- NDESHJA
- Takimi nisi me vërshëllima shurdhuese në “Air Albania” teksa në fushë ishte duke u ekzekutuar himni i Serbisë.
- Në një moment kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç, prek veshin, si pasojë e zhurmës së madhe që tifozët shqiptarë shkaktuan gjatë ekzekutimit të himnit serb.
- Ndërkohë sa i përket lojës Serbia e nisi më mirë duke mbajtur topin, ndërsa Shqipëria do të fitonte terren nga minuta në minutë.
- FORMACIONET
- Si Sylvinho, ashtu edhe Stojkoviç kanë vendosur për titullarët, teksa nga minuta e parë luajnë më të mirët.
- SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.
- SERBIA: Petroviç, Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç, Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç, Terziç, Samardziç, Mitroviç, Vlahoviç.
- MINUTË PAS MINUTE:
- 90+7′ Mbyllet sfida në një barazim pa gola!
- 90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
- 87′ Largohen Maksimovic dhe Zivkovic, në vendet e tyre futen Nedeljkovic dhe Gudelj.
- 85′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Shehu dhe në vendin e tij futet Ramadani.
- 80′ S. Mitrovic shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Hysajt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
- 76′ Largohet Mitrovic dhe në vendin e tij futet Jovic.
- 75′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Broja dhe në vendin e tij futet Uzuni.
- 72′ Daku jep një top mjaft të bukur te Bajrami, por tentativa e këtij të fundit ishte mjaft e lehtë për t’u kontrolluar nga Petrovic.
- 69′ Largohen nga fusha Samardzic dhe Terzic, në vendet e tyre futen Maksimovic dhe Stefan Mitrovic.
- 63′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Hoxha, në vendet e tyre futen Daku e Bajrami.
- 57′ Samardzic provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë.
- 53′ Mitrovic godet me kokë, por Strakosha realizon një superpritje.
- 49′ Broja shkëputet sërish në zonë dhe hedh një top mjaft të bukur në zonë, por askush nuk ishte aty për të goditur.
- 46′ Nis pjesa e dytë!
- 45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
- 45+1′ Manaj gabon nga pika e bardhë.
- 45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
- 45′ Penallti për Shqipërinë.
- 43′ Asllani hedh një krosim në zonë, por goditja e Ajetit shkon larg kuadratit.
- 35′ Harkim i bukur nga Hoxha, me Manajn që godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.
- 34′ Qazim Laçi lëviz bukur në krah dhe tenton të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon në duart e Petrovic.
- 30- Broja merr krahun, depërton me shpejtësi por pengohet nga kundërshtari.
- 24- Asllani nga goditja e dënimit, fut topin në zonë. E vëmendshme prapavija serbe.
- 21- Rast i shpërdoruar i Vlahovic.
- 19′ Gjimshiti shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
- 17′ Pavlovic shkakton një ndërhyrje të gabuar për të ndalur Brojën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
- 11- Tenton Mitaj, por qëndrore. Elektrizohet stadiumi.
- 8- Ndërpritet për pak ndeshja, tifozët hedhin gota në fushë. Rinis sfida.
- 5- Provon Zivkovic, pret Strakosha.
- 3- Ritëm i kënaqshëm, ekipet tregojnë dëshirë madhe.
- 1-Nis ndeshja, njofton oranews.