4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta, shembull i integrimit në Belgjikë

Duhet ti lexosh

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit për shkak të integrimit të tyre në vendet ku jetojnë.

Greta Rraboshta prej 14 vitesh e ka lënë Shkodrën për qytetin e Gentit në Belgjikë, por jo profesionin e mësueses.

Ngaqë e doja shumë, më ka rrjedhur shumë natyrshëm. E kam pasur ëndërr të jem pedagoge. Kam mësuar shumë. Këtë ëndërr e kam realizuar,” thotë znj. Rraboshta.

Integrimi në jetën e një vendi të zhvilluar si Belgjika nuk ka qenë i lehtë, por Greta ia ka dalë mjaft mirë. Ajo jep kontributin e saj edhe në mësimin e lëndëve bazike për komunitetin shqiptar.

E kisha të nevojshme që ta mësoja shumë mirë gjuhën, që të isha e pavarur ekonomikisht siç kisha qenë në Shqipëri. Nuk ka qenë e thjeshtë. Edhe të gjeja një punë nuk ka qenë e thjeshtë. Në Belgjikë janë shumë të sjellshëm, por janë racionalë, të ftohtë dhe pavarësisht që mund ta kisha CV-në e mirë ata zgjedhin belgun e tyre,” tregon mësuesja.

E lindur në Shkodër, Greta Rraboshta për vite me radhë ka kontribuar si pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi” për lëndën e Biologjisë./ Marjo Gjini, rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit