1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëria përmbyll fazën e hapjes së negociatave me BE-në

Duhet ti lexosh

Në një hap të rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian, Kuvendi i Shqipërisë ka përfunduar shqyrtimin e pozicioneve negociuese për të gjashtë grupkapitujt. Ky zhvillim u konfirmua nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila në një postim në rrjetet sociale theksoi se me mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Evropiane, është mbyllur faza e përgatitjeve teknike për të gjithë kapitujt.

Lista e gjashtë grupkapitujve të shqyrtuar nga Kuvendi përfshin:

I. “Themelorët”

II. “Tregu i brendshëm”

III. “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”

IV. “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”

V. “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”

VI. “Marrëdhëniet me jashtë”

Të gjitha këto pozicione i janë paraqitur për miratim Këshillit të Ministrave. Spiropali u shpreh se pritet që shumë shpejt të mbahen dy konferenca të tjera ndërqeveritare BE-Shqipëri, të cilat do të shënojnë hapjen e negociatave për grupkapitujt IV dhe V.

Në Komisionin për Çështjet Evropiane, Majlinda Dhuka, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE-në, raportoi mbi projektpozicionin për grupkapitullin V. Ajo vlerësoi se Shqipëria po avancon me hapa të sigurt dhe sistematik. Sipas Dhukës, në 10 muajt e fundit janë zhvilluar katër konferenca ndërqeveritare dhe janë hapur 24 kapituj dhe tri kritere. Me shqyrtimin e fundit, Shqipëria ka përfunduar përgatitjet teknike për të hapur negociatat për të gjithë 33 kapitujt.

Me këtë, siç theksoi Dhuka, vendi përmbyll fazën e çeljes së negociatave dhe kalon gradualisht në fazën tjetër, atë të mbylljes së tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është cilësuar si “kryefjala e Legjislaturës XI dhe e Kuvendit të ri,” duke nënvizuar rëndësinë e këtij procesi, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit