Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Shqipëria i dorëzon Danimarkës stafetën për KPE

by administrator
21:59 16/05/25
in Aktualiteti
Shqipëria i dorëzon Danimarkës stafetën për KPE
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Shqipëria ia ka kaluar Danimarkës stafetën për samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian (KPE), i planifikuar të mbahet më 2 tetor 2025.

Në mbyllje të një takimi disaorësh me 47 liderë të kontinentit, kryeministri Edi Rama përsëriti në konferencën e përbashkët me homologen daneze Mette Frederiksen, që objektivat e palës nordike të fokusohen edhe te paqja, veç kapaciteteve luftarake të Europës.

Ai tha se po e kalon në duar të sigurta stafetën e forumit ndërqeveritar, ku diskutohen politikat dhe strategjitë e së ardhmes për Europën.

“Mbështes plotësisht idenë që Europa duhet të bëjë më shumë kur vjen fjala për mbrojtjen dhe për të investuar në kapacitetet e saj të vetëmbrojtjes, por nga ana tjetër unë mendoj se kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër lidhet me vetë emrin e Europës. Europa ka qenë gjithmonë përfaqësuese e disa gjërave që të tjerët i kanë pasur zili. Mes tyre është aftësia për të parashikuar paqe të përhershme, për ta projektuar atë. Bashkimi Europian është produkt i një ëndrre fëmije, që askush nuk do ta mendonte, por ja që ndodhi: armiqtë për vdekje u bënë aleatë. Na duhet t’i bëjmë të gjitha ato për të cilat është folur për mbrojtjen, por të mos harrojmë se kemi edhe një shpirt që duhet ta mbrojmë, përveç territorit.

Së bashku përfaqësojmë një treg 600-milionësh një treg me potencial masiv, për të cilin na takon të bëjmë çfarë duhet për ta shndërruar në rezultate pozitive për njerëzit, vendet tona,” tha z. Rama.

Kryeministrja Frederiksen renditi tri çështje ku do të përqendrohet puna e qeverisë së saj në përgatitjen e samitit të radhës: riarmatimi i Europës, konkurrueshmëria dhe migracioni.

“Siguria do të jetë çështja jonë kryesore, përparësia, pasi jetojmë në një botë shumë të pasigurt sot. Rusia është një kërcënim i madh jo vetëm për sa i përket Ukrainës, por të gjithëve ne për shkak të sulmeve kibernetike, keqinformimit, dhe po përpiqen të shkatërrojnë demokracitë tona. Riarmatimi i Europës duhet të jetë prioriteti ynë… Mendoj që duhet të jemi në gjendje të mbrojmë veten. Jo se nuk jam transatlantike, por me pasigurinë që po sjell SHBA-ja në tryezë mendoj që është e nevojshme për të gjithë Europën që të jetë e aftë që të mbrojë veten. Nuk mund të luftosh një luftë pa armë. Ma ha mendja se ky do të jetë përfundimi i Samitit të Hagës pas një muaji, që të gjithëve do të na duhet të shpenzojmë më shumë për të mbrojtur veten.

Ne jemi një treg vërtet i madh, prandaj konkurrueshmëria e firmave tona është e rëndësishme, ndaj dua ta lidh këtë me tranzicionin e gjelbër. Ne duhet t’i japim fund karburanteve dhe gazit, hidrokarbureve nga Rusia. Një temë tjetër me përgjegjësi është migracioni. Situata ndryshon nga vendi në vend, por në pjesën tonë të Europës, migracioni ka qenë pothuajse i pakontrolluar dhe pasojat kanë qenë të panumërta,” u shpreh znj. Frederiksen.

Kryeministrja daneze foli edhe për nevojën e armëpushimit mes Ukrainës dhe Rusisë, për t’i dhënë fund luftës më të gjatë në Europë që prej Luftës II Botërore. Ajo tha se nga Kremlini nuk janë parë ende sinjale për pranimin e ofertës së Kievit që luftimi të pushojë fillimisht për 30 ditë. Sipas saj, sanksionet e mëtejshme mund të jenë një mënyrë tjetër për të nxitur reagimin e Moskës zyrtare, njofton rtsh.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh