Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Shkencëtari i njohur PhD. Xhavit Lipaj nderohet me Certifikatë Mirënjohjeje nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Zvicër

by administrator
14:53 13/05/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Shkencëtari i njohur PhD. Xhavit Lipaj nderohet me Certifikatë Mirënjohjeje nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Zvicër
0
SHARES
14
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Dashnim HEBIBI /

Andermatt, Zvicër – 13 Maj 2025– Në një atmosferë solemne dhe përplot vlerësim, në qytetin e Andermatt-it të kantonit Uri në Zvicër, u mbajt një ceremoni e veçantë ku u nderua me Certifikatë Mirënjohjeje PhD. Xhavit Lipaj, shkencëtar dhe drejtues i dalluar në fushën e shëndetësisë, me fokus të veçantë në trajtimin dhe menaxhimin e demencës.

Mirënjohja u nda nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë, në prani të Shkëlqesisë së Tij, z. Rexhep Demiri, i cili në fjalën e tij vlerësoi lart veprën e çmuar të z. Lipaj dhe shprehu bindjen se shkencëtarët që veprojnë në diasporë, si z. Lipaj, kanë një rol të pazëvendësueshëm në avancimin e dijes dhe zhvillimit të fushave shkencore.

Z. Demiri theksoi se Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë është e përkushtuar që të identifikojë, mbështesë dhe promovojë shkencëtarët, intelektualët dhe profesionistët në Zvicër, jo vetëm për sukseset e tyre në vendin mikpritës, por edhe për potencialin që ata kanë për të kontribuar në zhvillimin e rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë.

“Dija nuk njeh kufij. Është obligim i ynë institucional që ta sjellim më afër përvojën dhe ekspertizën shkencore të diasporës me nevojat zhvillimore të vendeve tona. Ne e hapim derën për bashkëpunim dhe i ftojmë të gjithë profesionistët që të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur në rajon,” u shpreh Ambasadori Demiri.

PhD. Xhavit Lipaj, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të përgjithshëm në Qendrën për të Moshuar “Seniorenzentrum Ursern” në Andermatt, është i njohur për punën e tij kërkimore dhe menaxhuese në fushën e demencës. Angazhimi i tij profesional është shoqëruar gjithmonë me një ndjeshmëri të theksuar humane, duke ofruar përkujdesje me standarde të larta për të moshuarit.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe figura të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Zvicër:

  • Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore,
  • Met Krasniqi, kryetar i Rrjetit të Miqësisë në Zvicër,
  • PhD. Dashnim Hebibi, kryeredaktor i platformës mediale shqiptare SAM24.info,
    si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale zvicerane, përfshirë zv/kryetarin e komunës së Andermatt, z. Jost Meyer, i cili foli me respekt dhe konsideratë të lartë për rolin dhe integritetin profesional të z. Lipaj. Z.Meyer i ndau edhe nga një dhuratë modeste Shkëlqesisë dhe mysfirëve të tjerë një kataolg enkas për Andermatt dhe ju tha se dera do të jetë e hapur kur të doni edhe në komunën tonë.

Ceremonia u mbajt në ambientet e Qendrës për Demencë në Andermatt, një institucion që njihet për modelin e tij të avancuar të përkujdesjes, dhe që drejtohet me përkushtim nga vetë z. Lipaj.

Një reportazh më i zgjeruar mbi këtë ngjarje, si dhe mbi kontributin shkencor dhe humanitar të z. Lipaj, do të publikohet së shpejti në SAM24.info.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh