Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Arsimi

Shkenca pa universitete? Një reflektim kritik për programin për shkencën 2023–2030

by administrator
08:26 11/09/25
in Arsimi, Hulumtime Shkencore
Vazhdon transformimi i Universitetit “Haxhi Zeka”, drejt kurrikulës së integruar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on Facebook

Shkruan: Prof.dr. Armand Krasniqi

Programi për Shkencë i Republikës së Kosovës 2023–2030 përbën një hap të rëndësishëm në përpjekjet për të ndërtuar një strategji të qëndrueshme kombëtare në fushën e kërkimit shkencor, inovacionit dhe integrimit të Kosovës në hapësirat evropiane të dijes. Ai është konceptuar si një dokument orientues i cili synon të forcojë kapacitetet vendore, të krijojë lidhje ndërmjet shkencës dhe zhvillimit ekonomik dhe të nxisë ndërkombëtarizimin e institucioneve vendore kërkimore.

Megjithatë, një vëzhgim më i thelluar për përmbajtjen e programit tregon se një nga elementët më të rëndësishëm të sistemit të shkencës sic janë Institucionet e Arsimit të Lartë të vendit janë të përmendura vetëm në mënyrë të tërthortë dhe nuk zënë vendin e tyre të natyrshëm si aktorë qendrorë të politikave shkencore. Ky boshllëk i dukshëm ngre pikëpyetje të shumta për procesin e hartimit të dokumentit dhe për vizionin që ai synon të projektojë në të ardhmen.

Universitetet, të cilat përbëjnë shtyllën kryesore të prodhimit të dijes dhe kërkimit në çdo vend, mbeten pothuajse të anashkaluara në këtë program. Dokumenti nuk ofron mekanizma të qartë për mënyrën se si universitetet do të përfshihen në zbatimin e objektivave, nuk parashikon fonde të dedikuara për projektet kërkimore të tyre dhe as nuk i trajton si partnerë strategjikë në qeverisjen e shkencës.

Për pasojë, krijohet një hendek mes politikave shtetërore dhe kapaciteteve akademike, duke e lënë sistemin universitar jashtë vendimmarrjes për një çështje ku ata duhet të ishin pjesëmarrësit kryesorë. Krahasimi me praktikat ndërkombëtare e bën këtë mangësi edhe më të dukshme. Në Kroaci, për shembull, programet kombëtare të shkencës i përcaktojnë universitetet si bartës të drejtpërdrejtë të projekteve kërkimore dhe i lidhin ata me mekanizmat e financimit evropian.

Në Slloveni, universitetet janë pjesë përbërëse e komisioneve këshillëdhënëse pranë ministrive përkatëse, duke u siguruar që politikat shkencore të ndërtohen mbi ekspertizën akademike. Në Gjermani dhe Austri, universitetet janë pozicionuar në qendër të modelit “triple helix” apo “quadruple helix”, ku bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë, industrinë dhe shoqërinë civile për të gjeneruar inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm. Këto shembuj dëshmojnë se aty ku universitetet janë pjesë e pandashme e programit, rezultatet janë më të prekshme dhe ndikimi më i gjerë.

Pyetja që shtrohet natyrshëm është: përse universitetet në Kosovë nuk janë vendosur në qendër të këtij programi? Shkaqet mund të lidhen, së pari, me mungesën e një vizioni institucional nga ana e vendimmarrësve politikë. Shkenca shpesh është trajtuar si sektor dytësor në raport me politikat ekonomike apo sociale, duke mos u vlerësuar sa duhet roli themelor i universiteteve në krijimin e një ekonomie të bazuar në dije. Së dyti, një pjesë e përgjegjësisë mund t’u faturohet edhe grupeve të ekspertëve që kanë kontribuar në hartimin e programit.

Përfshirja e kufizuar e përfaqësuesve të universiteteve në procesin e hartimit ka bërë që dokumenti të marrë formën e një strategjie më shumë burokratike sesa gjithëpërfshirëse. Pa një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të komunitetit akademik, programi mbeti i varfër në qasjet që lidhen me arsimin e lartë, me nevojat e kërkimit universitar dhe me integrimin e studentëve dhe stafit akademik në proceset shkencore.

Pasojat e kësaj mungese janë të shumëfishta. Universitetet rrezikojnë të mbeten institucione të izoluara, të orientuara kryesisht drejt mësimdhënies dhe më pak drejt kërkimit, duke mos qenë pjesë aktive e mekanizmave që orientojnë zhvillimin e dijes në nivel kombëtar.

Kjo krijon një dobësim të konkurrueshmërisë ndërkombëtare, sepse pa universitete të fuqizuara brenda programit, Kosova ka pak gjasa të plotësojë standardet e hapësirës evropiane të kërkimit dhe të përfitojë nga fondet që ofrohen nga programet si Horizon Europe apo Erasmus+. Gjithashtu, kjo situatë krijon rrezikun e fragmentimit institucional, ku politika shkencore ecën në një drejtim dhe aktiviteti universitar në një tjetër, pa sinergji dhe bashkërendim.

Megjithatë, kjo nuk duhet parë si një fatalitet, por si një thirrje për rishikim dhe plotësim të programit. Ka mundësi reale që programi të bëhet një instrument transformues nëse përfshihen qartë universitetet.

Një rrugë e parë është krijimi i një mekanizmi institucional ku universitetet përfaqësohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në organet vendimmarrëse dhe këshillëdhënëse të programit. Një hap tjetër është ndarja e fondeve të dedikuara për projektet kërkimore që zhvillohen brenda universiteteve, duke i lidhur ato me prioritetet kombëtare. Gjithashtu, është e domosdoshme që programi të përqafojë modelin e bashkëpunimit të gjerë të njohur si “quadruple helix” ku universitetet bëhen hallka që lidh qeverinë, biznesin, shoqërinë civile dhe inovacionin.

Një instrument tjetër i domosdoshëm do të ishte krijimi i një barometri kombëtar për shkencën, i cili mat ndikimin real të universiteteve përmes indikatorëve të qartë si publikime shkencore, patenta, projekte të financuara, bashkëpunime ndërkombëtare dhe programe të aplikuara në ekonomi. Për më tepër, ndërkombëtarizimi duhet të bëhet pjesë e pandashme e programit, duke përfshirë detyrimin e universiteteve për të marrë pjesë në rrjete ndërkombëtare kërkimore, në konsorciume projektesh dhe në programe shkëmbimi.

Në përfundim, Programi për Shkencë i Republikës së Kosovës 2023–2030 mbetet një dokument me potencial të madh, por aktualisht i paplotë në aspektin e përfshirjes së universiteteve. Nëse shkaqet e kësaj mangësie qëndrojnë te mungesa e vizionit institucional apo te kufizimet e grupit të ekspertëve, kjo është një çështje që kërkon reflektim të thellë.

Ajo që ka rëndësi është që në të ardhmen të krijohet një arkitekturë e re ku universitetet nuk janë spektatorë të zhvillimit shkencor, por aktorë qendrorë të tij. Vetëm përmes kësaj qasjeje, programi mund të shndërrohet nga një dokument i mirë-intencionuar në një instrument të fuqishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe për integrimin e saj në komunitetin akademik e shkencor ndërkombëtar.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh