BallinaFoto LajmShefi i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih e takon...

Shefi i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih e takon nënkryetarin e Arbonit

-

Me nënkryetarin e Arbonit, z. Didi Feuerle, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte Koordinator i Kantonit Thurgau për pritjen e azilkërkuesve nga Kosova.

E falënderova personalisht për ndihmën dhe kontributin e dhënë për popullin e Kosovës gjatë viteve të vështira 1998/99.

Pas takimit, ai prezantoi të gjithë objektin e komunës, duke shpjeguar në detaje çdo repart. Më pas, ai na shoqëroi në një vizitë në qytetin e vjetër të Arbonit, ku u ndalëm tek objektet e trashëgimisë kulturore nga koha romake, si Gallus Kapela, Kalaja e Arbonit, kisha katolike dhe pamjet magjepsëse të Liqenit të Bodensees.

E vlerësojmë këtë takim si një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit me autoritetet lokale në shtetin Helvetik.

Shkruan, Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...