/ Këto shenja janë shumë njohura, por edhe të bezdishme. Të lajmërojnë se po afrohen kolonat. Liro mesin e rrugës për ndoj emergjencë, se mundet të ketë ndoj ndeshje, apo raste të tjera dhe ndihma e parë, apo zjarrfikësat që të mos vonohen. Praktikohen nëpër evropë dhe secili shofer, ikë majtas apo djathtas, që mesi të jetë i lirë për raste emergjente. Tema aktuale këtë fundjavë dhe besoj se deri në fillim të janarit do të jetë mërgata. E parkoi veturën keq. Kolona të gjata nëpër kufi. E tituj, tituj të tjerë.
Vetëm ata që kanë ardhur nga Gjermania, Austria, Holanda, Zvicra, Belgjika, Italia e dijnë, se sa është e mundimshme rruga me veturë apo me autobusë për në atdhe. Gjatë sezoneve të pushimeve, në prill, verës dhe në dimër, ka kolona të gjata gjithandej. Jo vetëm në trojet tona, por në gjithë evropën, shkaku i festave.
Në emailin e redaksisë, po vijnë foto të shumta nga mërgimtarë që janë nisur sot dhe disa edhe dje për në atdhe. E kuptojmë, se kanë lodhje, por e rëndësishmja të mbërrijnë mirë. Mos dëgjofshim lajme të kronikave të zeza. Më mirë disa orë me vonesë me mbërri, se sa me dëgju lajme të kronikave të zeza. Edhe këto dy foto që po i publikojmë vijnë nga Alia që jeton e vepron në Zvicër dhe është nga komuna e Tetovës. Ai na njoftoi se në rrugën Salzburg-Villach, paska kolonë të gjatë, hiq më pak se dy orë dhe ka ecje të ngadaltë. Rrugë të mbarë, bashkëkombas.
helveticALforum