Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

SAIME ISUFI: “Pa emancipimin e gruas, nuk ka emancipim të shoqërisë“

by administrator
09:41 07/01/25
in Aktualiteti, Gruaja Shqiptare e Diasporës
SAIME ISUFI: “Pa emancipimin e gruas, nuk ka emancipim të shoqërisë“
0
SHARES
111
VIEWS
Share on Facebook

/ Intervistoi: PhD: Dashnim HEBIBI / 

Intervistë ekskluzive me veprimtaren e njohur, mësuesen e shkollës plotësuese shqipe  LAPSH„NAIM FRASHËRI“, znj. Saime Isufi që jeton e vepron në Zvicër

“Ka shumë fytyra publike, gra që kanë kontribuar për avancimin e gruas në shoqëri. Duke pasur parasysh se pa kontributin e gruas, nuk ka shoqëri të emancipuar dhe avansim, domosdoshmërisht që pjesëmarrja e saj në emancipimin e shoqërisë është evidente. Është i madh numri i tyre dhe për të mos u hyrë në hak, nuk po përmend emra, por për mua, një grua e emancipuar është ajo grua që në momentet të rënda për vendin i del zot atij, pa llogaritur rrezikun që e pret.Vetëm të lirë e të pavarur mund të flasim për emancipimin“, na tha, ndër të tjera, zonja Isufi.

Na tregoni, kur keni migruar në Zvicër?

Në Zvicër kam migruar në tetor të vitit 1981. Shkak i emigrimit ishte përndjekja nga ana e UDB-së, si veprimtare dhe pjesëmarrëse në demonstratat pranverore të po atij viti.

Cila është struktura aktuale e familjes suaj?

Jam nënë e një djali, të quajtur Detjon, me arrtijet e të cilit jam shumë krenare, si nga ana e formimit kombëtar, poashtu edhe në anën akademike.

Si e kujtoni veten gjatë ditëve të para në Zvicër?

Ditët e para, si për çdo njeri që ka përjetuar mërgimin, e sidomos për ata që janë detyruar dhunshëm ta provojnë, kanë qenë jashtëzakonisht të vështira. Nuk përshkruhen me fjalë. Vetëm mbështetja e Kadriut në ato momente, ishte një lehtësim që më zbuste plagët e mërgimit. Angazhimi në përgatitjen e numrit të 6-të dhe të fundit të Gazetës ‘Liria’, si daktilografimi e puna teknike, sikur ma hiqnin vëmendjen për një çast nga malli për vendin tim.

Cila është veprimtaria juaj publike (jashtë punës së zakonshme)?

Veprimtaria ime jashtë punës së zakonshme është shumë e gjerë. Që nga dita e parë e ardhjes në Zvicër, veprimtaria ime e nisur në Kosovë, nuk është ndërprerë, ka qenë dhe është e shumanshme. Së pari kam vepruar në lëvizjen kombëtare, duke qenë në krye të organeve të saja si udhëheqëse dhe në redaksinë e ‘Zërit të Kosovës’. Organizatore dhe pjesëmarrëse e demonstratave dhe aktiviteve të panumërta kundër regjimit jugosllav nëpër metropolet e Evropës. Gjatë kohës së luftës në Kosovë, me gratë e rrethit të Biel-it kemi formuar shoqatën ‘Drenica’, në të cilën, gratë janë angazhuar aktivisht në mbështetje të luftës.

Që nga 31 janari i vitit 1993, kur u zgjodha kryetare e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Zvicër, kur bëmë ndarjen e mësimit shqip nga ambasada jugosllave e deri më sot, nuk kam pushuar së vepruari në LAPSh, një kohë të gjatë si sekretare, mësimdhënëse, koordinatore etj.

Jeni mësuese e Shkollës Plotësuese Shqipe “Naim Frashëri”. Na kujtoni ditët e para të fillimit tuaj duke e ushtruar këtë profesion?

Kujtimi i ditës së parë si mësuese është i paharruar. Në kujtesën time, atë ditë më dilte fytyra e ndritur e mësueses sime të parë, fisnikëria, dashuria dhe mënyra e shpjegimit të mësimit. Një mësuese, e cila, me sjelljen e saj na bëri për vete. Doja që mënyrën e sjelljes e të edukimit të saj ta përcillja më tutje te nxënësit e mi. Kur takova nxënësit dhe prindërit para shkollës në ditën e parë në qytetin Lyss, ishte një ndjenjë e papërshkruar gëzimi, por në anën tjetër edhe përgjegjësie ndaj atyre filizave, që prindërit po m’i besonin mua, si nënë e dytë. Këta fëmijë jashtë atdheut, do të mësonin gjuhën, historinë e kulturën e prindërve e të të parëve të tyre. Puna e mësuesit është puna më fisnike, më e madhërishmja dhe më e pamatshmja punë, sepse ‘vlera e mësuesit dhe e qiellit, nuk maten kurrë’. Faktikisht, unë kam dhënë mësim në shkollën shqipe për njëzetë e pesë vjet me radhë në tri komuna: Nidau, Lyss dhe Ostermundigen. Aktualisht jam koordinatore e LAPSh-së ‘Naim Frashëri’ në këshillin kantonal të Bernës.

Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë zvicrane?

Sa i përket integrimit në Zvicër, besoj se ia kam dalur, së pari me mësimin e gjuhës, si kusht i parë i integrimit dhe pastaj me integrimin në punë e shoqërinë zvicrane. Si mësimdhënëse kam bashkëpunuar me mësues zvicranë e edhe të huaj në shumë projekte e shkolla zvicerane, si dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Bernë si docente, në përgatitjen e kuadrit arsimor zviceran.

Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?

Vendin e lindjes, atdheun e shtrenjtë, nga i cili nuk e heq mendjen në asnjë moment, e vizitoj shpesh dhe mbushem me energji të reja për të vazhduar jetën në Zvicër, vend i cili është bërë tanimë atdheu im i dytë. Zvicra na strehoi në ditët më të vështira, këtë nuk duhet harruar. Këtu u formësova edhe më shumë dhe nuk u ndala asnjëherë.

Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?

Ka shumë fytyra publike, gra që kanë kontribuar për avancimin e gruas në shoqëri. Duke pasur parasysh se pa kontributin e gruas, nuk ka shoqëri të emancipuar dhe avansim, domosdoshmërisht që pjesëmarrja e saj në emancipimin e shoqërisë është evidente. Është i madh numri i tyre dhe për të mos u hyrë në hak, nuk po përmend emra, por për mua, një grua e emancipuar është ajo grua që në momentet të rënda për vendin i del zot atij, pa llogaritur rrezikun që e pret.Vetëm të lirë e të pavarur mund të flasim për emancipimin.

Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?

Gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar në çlirimin e Kosovës, duke vepruar bashkë me burrin në lëvizjen kombëtare, duke protestuar e demonstruar në mbështetje të luftës, duke njoftuar publikun ndërkombëtar për terrorin e gjenocidin në Kosovë dhe duke marrë pjesë drejtpërdrejt në luftë.

Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e re në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës sonë]?

Gjenerata e re është premtuese dhe do ta ruajë traditën e kulturën kombëtare, sepse është një gjeneratë që po shkollohet dhe po prekë majat e shkencës. Gjenerata e re shkollohet në kushte të reja dhe shumë të ndryshme e shumë

më të mira se ne. Prindërit e kësaj gjenerate, tani pas çlirimit të Kosovës, nuk kanë ato ngarkesa që kishin përpara, gjatë e në vitet e para të pasluftës, ku mbanin e kujdeseshin për familjet në atdhe.
Tani janë të koncentruar në shkollimin e fëmijëve të tyre, për një jetë më të mirë. Shqiptarët njihen si popull inteligjent, prandaj kam besim që gjenerata e re, duke qenë e arsimuar, do të dijë të ruajë rrënjët e saj. Në këtë kuadër, mësimi plotësues do të luaj rol të rëndësishëm.

Duhet pasur parasysh se në Zvicër ekziston LAPSH, e cila merret me organizimin dhe mbarëvajtjen e mësimit plotësues shqip, prandaj me këtë rast kam një thirrje për prindërit shqiptarë: t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, në mënyrë që këta të mësojnë gjuhën e kulturën e zemrës.

Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?

Gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet në projekte të shumta dhe në fusha të ndryshme, si ekonomike, kulturore e shkencore. Ka gra që bëjnë projekte dhe i propozojnë shtetit amë, ose anasjelltas. Në këtë mënyrë edhe përvojat e fituara të grave në vende të ndryshme të botës, do t’i hynin në punë edhe shtetit amë. Në këtë mënyrë, do të ishte një lidhje mjaft e fortë dhe këmbim përvojash në punë e sipër. (Intervista është realizuar për librin “Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (II)”

helveticALforum.ch

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh