3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Rubin dëshmon në Hagë: E mbaj mend takimin e parë me Thaçin

Duhet ti lexosh

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka dëshmuar sot në Dhomat e Specializuara në Hagë në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve që po gjykohen për krime lufte. Ai theksoi rëndësinë që kishte për SHBA-në kauza e Kosovës dhe përpjekjet për paqe në Ballkan në vitet ’90.

Rubin deklaroi se gjatë periudhës 1991–1992, ai dhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, kishin qëndrime të përbashkëta për të ndalur përshkallëzimin e tensioneve në Ballkan, përfshirë Kosovën.

“Ishte një kauzë shumë e rëndësishme”, u shpreh Rubin para trupit gjykues.

Ai kujtoi se në fillim të viteve ‘90, ishte takuar disa herë në Prishtinë me ish-presidentin Ibrahim Rugova dhe përfaqësues të tjerë shqiptarë, duke theksuar angazhimin amerikan në rajon që në fazat e hershme të krizës.

Rubin tregoi gjithashtu se kishte luajtur rol të rëndësishëm në krijimin e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë, si dhe në procesin e Marrëveshjes së Rambujesë, ku ishte i përfshirë drejtpërdrejt me delegacionin shqiptar.

Dëshmia e tij përfshiu edhe kujtimet për takimet me Hashim Thaçin. Ai tha se për herë të parë e kishte takuar Thaçin në vitin 2000, në një periudhë të vështirë për Kosovën, kur Thaçi nuk kishte ende pushtet real.

“Më kujtohet takimi i parë me Thaçin, ishte kohë e vështirë… Më pas u takuam sërish në Nju Jork, kur ai ishte bërë kryeministër. U habita shumë, sepse kishte kaluar nga një djalë i ri që punonte në rrethana të vështira, në një lider shteti,” tha Rubin.

Takimi i fundit mes tyre, sipas Rubin, ndodhi rreth vitit 2018 në Uashington.

Dëshmia e James Rubin vjen në një moment të rëndësishëm për procesin gjyqësor në Hagë, dhe pritet të ketë peshë në vlerësimin e rolit të Thaçit dhe të tjerëve në zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovën e pasluftës, transmeton tch.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit