Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Rrugët e Evropës – Karvani i pafund i Mërgatës Shqiptare

by administrator
07:27 10/08/25
in Aktualiteti
Rrugët e Evropës – Karvani i pafund i Mërgatës Shqiptare
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI

Në korrik e gusht, kushdo që shkel rrugët e Evropës, nga brigjet e Adriatikut deri në autostradat gjermane, sheh të njëjtën pamje: autobusë të mbushur plot shqiptarë. Nga të gjitha trojet, me theks e dialekte të ndryshme, por me të njëjtën zemër, të njëjtën shpresë dhe të njëjtin mall. Disa nisen drejt Evropës, të tjerë kthehen në vendlindje, me dhurata në duar e lot në sy.

Është një rrugëtim i dyfishtë: krenari dhe dhimbje.

Krenari, sepse kjo mërgatë ka qenë gjithmonë gjaku që ka rrahur zemrën e kombit. Në ditët më të errëta, kur Kosova ishte e mbërthyer nga dhuna dhe mjerimi, ata që jetonin larg ndanë kafshatën e bukës, dërguan para në çdo cep të vendit, mbajtën gjallë familje të tëra. Dhe jo vetëm kaq – shumë prej tyre u kthyen për të luftuar, dhanë gjithçka, edhe jetën, për lirinë. Lirinë e asaj Kosove që e duam të lirë, të drejtë dhe të barabartë.

Dhimbje, sepse sot, në vend që të ndërtohet një atdhe ku të rinjtë të kenë shpresë, ata mbushin autobusët për në perëndim. Në çdo stacion, valixhe të mëdha, çanta shpine, dhe sytë e mbushur me pritje. Rrugët nga Serbia drejt Kroacisë e Hungarisë, autostradat për në Austri, Zvicër, Gjermani, Francë e Itali – janë të ngarkuara me këtë karvan ikjesh.

Në kufijtë e Hungarisë dhe Kroacisë, autobusët ndalen. Të rinjtë zbresin, radhiten para policëve, pasaportat në duar. Pyetja e parë gjithmonë e njëjtë:

“Ku po shkoni?

Sa para keni me vete?

Sa do të qëndroni?”

Një proces i ftohtë, por që për ta ka gjithmonë një ngarkesë emocionale – një përzierje frike e shprese.

Në xhepa fshehin gjëra të vogla – ndonjë paketë cigare, ndonjë ushqim – si një kujtim nga vendi, por edhe si mbrojtje nga çmimet e larta të perëndimit. Për shumë prej tyre, ky është edhe një rast për të lënë duhanin, jo nga vendimi, por nga pamundësia.

Në rrugën nga Presheva drejt Batrovcit, kufirit me Kroacinë, shfaqet një panoramë e dhimbshme: mbi dhjetë autobusë me targa të Kosovës, njëri pas tjetrit, duke u nisur drejt Evropës. Nëse numëron edhe ata që vijnë nga Maqedonia e shqiptarët e viseve tjera, numri kalon njëzet. Është një karvan i pafund, një lëvizje që nuk ndalet.

Kosova sot është e ndarë në dy botë: ajo e pasanikëve, ku jeta vazhdon me luks dhe rehati, dhe ajo e të varfërve, ku çdo ditë është një betejë për mbijetesë. Në spitale, pacientët duhet të blejnë edhe gjërat më elementare. Shumë njerëz nuk shihen as në sy, sikur varfëria të ishte faj, jo fatkeqësi.

Ky kontrast, kjo plagë sociale, është arsyeja pse autobusët mbushen plot çdo javë. Sepse për shumë të rinj, e ardhmja nuk shihet këtu – shihet atje, përtej kufirit, mes punëve të rënda, gjuhëve të huaja dhe mallin që nuk shuhet kurrë.

Dhe pyetja që rri pezull mbi këto rrugë, mbi këto kufij, mbi këta njerëz është gjithmonë e njëjtë, por ende pa përgjigje:

Kur do të vijnë ditët e mira?

Sam24.info

( Foto ilustrim)

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh