/ Sa e sa nëna e baba, sot janë me lotë në sy! Sa e sa mërgimtari është me lotë në sy! Këtë e kuptojnë vetëm ata që janë mërgimtarë. Ata që nuk i kanë të gjallë fizikisht prindërit, kanë shkuar nëpër varreza që të luten për shpirtin e tyre! Arteria kryesore e kombit ishte diaspora edhe ate nëpër situata e kohëra të ndryshme që ka përjetuar kombi. Ajka e kombit! Ardhja dhe kthimi! Në ardhje gëzim i papërshkrueshëm. Në shkuarje dhimbje. As andej e as këndej për gjeneratën e parë dhe të dytë e tek tuk edhe te gjenerata e tretë. Se çka po bëhet për mërgimtarët tanë kur po vijnë në atdhe, përgjigja dihet, zero.
Për këtë temë nuk do të ndalemi kësaj here, sepse do shtjellim të gjatë dhe të gjitha janë të mbështjellura me fakte. Diaspora jonë nuk duhet trajtuar mysafirë, sepse ata janë në tokën e tyre në shtëpitë e tyre, megjithate e meritojnë të nderohen pak më shumë. Sot, thuajse të gjithë do ti drejtohen evropës nga kanë ardhur, atje ku punojnë e veprojnë, se nga e hëna fillon viti i ri për ata, nëpër shkolla e punë. Sado që të shkruhet për mërgimtarët është pak. Lotët kurrë nuk do ti thahen. Pritje të gjata, e maltretime të lloj-llojshme, me çanta andej e çanta këndej, jeta e mërgimtarit. E rëndësishmja, edhe pse me pritje e lodhje, ata asnjëherë, nuk do ti mungojnë atdheut. Kujdes rrugës, më mirë me vonesë, por të mbërrini mirë! Mos dëgjofshim lajme të kronikave të zeza!

Thuajse çdo mërgimtarë, ka dhënë dhe jepë edhe sot e kësaj dite shumë për atdheun, pjesën e shpirtit e jep për ate tokë të bekuar, e të mos flasim vetëm në sferën ekonomike e sociale. Mërgimtari ishte vendimtar për çlirim e Kosovës, para luftës, gjatë luftës, pas saj, por edhe sot e kësaj dite. Të mos flasim, se sa ishte numri i madh i mërgimtarëve që ishin në uniformën e çlirimtarit në tre luftërat e fundit, si në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës. Arteria kryesore e së mirës në atdhe, padyshim ishte e do të mbetet mërgata. Shkurt e shqip, mërgata është dielli i atdheut! Shëndet e perendia ju bekoftë Juve dhe familjet Tuaja!
HelveticALforum do të jetë afër jush në suksese, sepse çdo ditë po shohim suksese te gjenerata e re dhe ju kurrë nuk u shkëputët me tokën e të parëve dhe po frymëzoni edhe gjeneratat e reja që të jenë të lidhura me vendin e të parëve e shtetet tona do të duhet të jenë më të angazhuara në veprime konkrete, sepse kontributi i mërgatës ishte jetik për kombin dhe është edhe sot! Gëzuar edhe njëherë vitin e ri 2025 dhe gurbet të mbarë!
Stafi i helveticALforum




