3.5 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Rritet besimi te SPAK, 52.1% e qytetarëve i besojnë këtij institucioni

EKSKLUZIVE

Barometri – Euronews Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së janarit 2025.

Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit – Euronews Albania është 15-25 shkurt 2025.

Pjesë e kësaj matjeje të dytë kanë qenë dhe grup pyetjet lidhur me SPAK pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

- Reklama -

Të pyetur për besimin tek SPAK si institucion dhe vlerësimin për punën e tij, qytetarët në të dyja rastet tregojnë rritje të besimit dhe vlerësimit, duke kapur pikën më të lartë në të dy këto tregues që nga fillimet e matjeve të Barometrit.

Lidhur me besimin, 52.1% e qytetarëve kanë besim tek ky institucion duke e vendosur SPAK për herë të parë në krye të listës, duke lënë pas edhe Ambasadën Amerikane e cila kishte kryesuar listën e institucioneve në Shqipëri si institucioni më i besueshëm për më shumë se 30 muaj.

E njëjta qasje vërehet edhe kur qytetarët pyeten për vlerësimin e punës së SPAK, ku 70,7% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht punën e tij.

- Advertisement -

Krahasuar me muajin janar 2025 edhe për besimin edhe për vlerësimin, SPAK rezulton me një rritje prej 10 pikësh.

Matjet e mëparshme të Barometrit Euronews Albania ishin ato të periudhës 15-30 janar 2025, ku ende nuk kishte ndodhur arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Duket qarte se pas këtyre zhvillimeve të 2 javëve të fundit, besimi dhe vlerësimi për SPAK është rritur dukshëm, njofton euronewsal.

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme