Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bernë të Zvicrës, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri në fund të kësaj jave takoi edhe disa afaristë që jetojnë e veprojnë në Zvicër.
Shkëlqesia e Tij, Demiri po mban mërgatën e bashkuar. Ja se çka na tha ai ndër të tjera për disa takime me afaristë të sukseshëm.
“Takim i frytshëm me afaristë të suksesshëm
Si Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të ngrohtë dhe miqësor me personalitete të shquara nga bota e biznesit. Diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit, duke vënë theksin në rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kumunitetit në biznes dhe ndarjen e ideve e vizioneve për të ardhmen.

Ishte një nder të jem në shoqërinë e afaristëve të suksesshëm si: Edi Lufi, Kristian Cuku nga Dubai, Nexhmedin Ahmeti nga Vjena, Afrim Mehmeti dhe Florim Useini, Kryetari i nderit i Rrjetit të Biznesit të Zvicrës Qendrore.
Si gjithmonë, do të vazhdoj të mbështes dhe të inkurajoj iniciativat që fuqizojnë komunitetin tonë dhe promovojnë bashkëpunimin mes kumunitetkt. Uroj që rrugët tona të mbeten të ndriçuara me suksese dhe partneritete të frytshme!”. Këto takime dëshmojnë, se edhe afaristët tanë janë të bashkuar dhe ndërrojnë ide për të ardhmen, por edhe duan edhe në të ardhmen të investojnë në atdhe.
helveticALforum




