3.8 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Replika të forta, Rama i kundërpërgjigjet VV-së pasi i tha se ka lobuar për Specialen

EKSKLUZIVE

Kjo e enjte ka nisur me replika të forta mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, në sfondin e protestës në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Shkak u bë një deklaratë zyrtare e partisë në pushtet në Kosovë, e cila kritikoi Ramën për rolin e tij në themelimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015, duke e cilësuar qëndrimin e sotëm të Tiranës si hipokrit.

Reagimi i kryeministrit shqiptar erdhi menjëherë, me tone të ashpra ndaj Vetëvendosjes dhe qëndrimeve të saj historike ndaj luftës dhe institucioneve të Kosovës.

- Reklama -

Në thelb të përplasjes qëndron mbështetja për protestën “Drejtësi për Çlirimtarët”, e zhvilluar të mërkurën në Tiranë, por tensioni është thelluar për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj Gjykatës Speciale dhe rolit të UÇK-së në luftën për çlirim.

VV: Rama ishte lobues për Specialen, sot bën sikur është në anën e UÇK-së

Në deklaratën e saj zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje shprehu mbështetjen për protestën në Tiranë dhe theksoi se qëndrimi i saj kundër Gjykatës Speciale ka qenë i pandryshuar që nga fillimi.

- Advertisement -

“Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Qëndrimi ynë për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar,” – thuhet në reagim.

VV thekson se kjo Gjykatë është produkt i një procesi të nxitur jashtë Kosovës, që nisi me një rezolutë të mbështetur nga Rusia në Këshillin e Evropës dhe u konkretizua me raportin e senatorit Dick Marty.

“Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu… por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse… dhe u miratua me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011.”

Vetëvendosje mbron legjitimitetin e luftës së UÇK-së dhe hedh poshtë akuzat se brenda saj ka ekzistuar një strukturë kriminale.

“Pretendimi se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë… Serbia është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës.”

Në vijim, VV kërkon reflektim nga të gjithë ata që dikur mbështetën themelimin e Speciales, duke i cilësuar si të papërgjegjshëm ata që sot pozicionohen në mbështetje të UÇK-së, por që në të kaluarën sipas saj kontribuan në ngritjen e kësaj Gjykate.

“Shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj.”

Emri që përmendet drejtpërdrejt është ai i kryeministrit Edi Rama, për të cilin Vetëvendosje thotë se “erdhi me helikopter në Kosovë për të bërë presion për votimin e Gjykatës.”

Rama kundërpërgjigjet: VV s’e njihte as himnin, Thaçin e donit në Hagë

Reagimi i kryeministrit shqiptar erdhi me tone të forta. Ai ironizoi deklaratën e Vetëvendosjes, duke e quajtur një “çarçaf të gjatë”, dhe theksoi se qëndrimi i tij ndaj proceseve në Hagë ka qenë i qartë dhe publik.

“Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë… ndërsa unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo.”

Rama i kujtoi VV-së qëndrimet e saj të dikurshme ndaj simboleve të shtetit të Kosovës dhe ndaj figurës së Thaçit.

“Kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë.”

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk ka qenë organizator apo folës në protestën “Drejtësi për Çlirimtarët”, por se e mbështet atë me gjithë zemër. Megjithatë, ai nuk mori pjesë për të mos e politizuar ngjarjen.

“Do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.”

Rama gjithashtu theksoi se Gjykata Speciale nuk u ngrit për të dënuar luftën, por për të hetuar akuza të rënda si trafikimi i organeve, duke iu referuar raportit që shërbeu si bazë për krijimin e saj. “Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës.”, transmeton Bsot.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme