Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë mbështetje për protestën e mbajtur sot nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke kritikuar heshtjen e institucioneve të Kosovës përballë padrejtësive që, sipas tij, po ndodhin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.
Përmes një reagimi në Facebook, Rama shprehu habinë pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë ende hapa institucionalë në formën e një rezolute që të dënojë shkeljet e të drejtave të Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij.
“Ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asgjësimin e procesit të rregullt ligjor”, theksoi ai./TEL