Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Qemal Kamberi – “Zico” i Preshevës që ruajti Vokrrin në Preshevë dhe i dha asist për golin historik ndaj Prishtinës

by administrator
08:25 05/08/25
in Aktualiteti
Qemal Kamberi – “Zico” i Preshevës që ruajti Vokrrin në Preshevë dhe i dha asist për golin historik ndaj Prishtinës
0
SHARES
772
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI

Në histori të pashkruara të futbollit shqiptar në Luginën e Preshevës, rrallë gjen figura si Qemal Kamberi, një njeri që nuk kërkoi asnjëherë lavdi, por në fushë shkëlqeu si një yll i heshtur. I lindur më 1 prill 1961 në fshatin Çukarkë, pak kilometra larg qytetit të Preshevës, ai do të njihej ndër bashkëkohësit si “Zico” i Preshevës, falë stilit të tij elegant, kontrollit të topit dhe shpirtit luftarak në lojë.

Çukarka – toka ku rriten kampionë Çukarka është një fshat i njohur për mikpritje, tokë pjellore, ujë të bollshëm dhe njerëz të thjeshtë e punëtorë. Në këtë mjedis u formua Qemali, duke kaluar ditën në punë të rëndë bujqësore dhe mbrëmjet në fushat e improvizuara të futbollit. Futbolli për të dhe bashkëmoshatarët ishte më shumë se lojë – ishte pjesë e jetës.

Prishtina zbret në Preshevë – dhe legjenda përballen Në fillim të viteve ’80, ndodhi një nga ndeshjet më të veçanta në historinë e Preshevës: klubi legjendar i Prishtinës, sapo kishte mundur Crvena Zvezdën me rezultat 2:1, dhe vetëm një javë më vonë, zbriti në Preshevë për një miqësore ndaj ekipit Hajduku, ku luante Qemal Kamberi. Në atë ndeshje, stadiumi ishte i stërmbushur – një qytet i tërë priste të shihte përballjen ndaj një ekipi me emra tashmë legjendar si Fadil Vokrri, Kujtim Shala, Fadil Muriqi, Zoran Batroviqi, Skender Shengyli, dhe të tjerë emra që do të shkruanin historinë e futbollit shqiptar. Ai kujton ekipin e tij me emra të mëdhenj.

Trajneri i Hajdukut z. Musa Musahu i kishte besuar Kamberit një detyrë të rëndësishme – të ruante Fadil Vokrrin, një nga sulmuesit më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohëve. “Tre herë tentoi me kokë me shënu, por e pengova. Ai s’shënoi atë ditë,” kujton Kamberi me qetësi. Por ajo ndeshje nuk mbeti vetëm për faktin se Kamberi ruajti Vokrrin.

Në një moment kyç të lojës, ai mori topin dhe e gjuajti drejt portës kundërshtare – një pasim i saktë që u kthye në asist për golin e vetëm të ekipit të Preshevës, të cilin e realizoi bashkëlojtari i tij Buci (Bujar Veliu-Buci).

“E mbaj mend mirë. Ia dhashë topin dhe ai e futi në rrjetë. Goli erdhi nga ajo lëvizje, ishte moment i madh për ne.” Vokrri – legjenda që frymëzon brez pas brezi Qemal Kamberi flet me respekt të thellë për Fadil Vokrrin.

“Vokrri ishte legjendë dhe legjendë do të mbetet. Ai është frymëzim për gjenerata e gjenerata. Ne e admironim. Ta mbaje në fushë ishte sfidë, por edhe nder. Ishte një ndeshje që s’harrohet.” Respekti për kundërshtarin është pjesë e karakterit të Kamberit. Edhe pse e ndali Vokrrin atë ditë, ai nuk e shikon veten më lart – përkundrazi, e sheh si një përballje që e nderoi dhe e vuri përballë më të mirëve të kohës.

Ofertat që nuk u realizuan Pas shumë ndeshjeve të mira, Qemalit iu ofrua një mundësi që shumë do ta ëndërronin – të bashkohej me Galatasaray në Turqi. Kishte edhe familjarë atje që e ftonin të nisej. Por koha ishte tjetër: “Ishte e vështirë të lësh tokën dhe punën fizike. Mentaliteti ishte ndryshe. Mundësitë ishin të pakta dhe unë zgjodha të qëndroj.” 28 vjet zjarrfikës, 10 vjet lojtar, një jetë në shërbim të sportit dhe komunitetit.

Pas përfundimit të karrierës sportive, Qemali shërbeu si zjarrfikës në Preshevë për plot 28 vjet, 8 muaj, 8 ditë e 8 orë – një shifër që duket simbolike, por që flet për përpikërinë dhe përkushtimin e tij të rrallë.

Ai ishte dhe mbetet një njeri i përulur, larg politikës e zhurmës, i përkushtuar vetëm për sport, familje dhe komunitet. Mesazh për brezat e rinj Sot, Qemali jeton një jetë modeste, pa telefon inteligjent, por me kujtime të mëdha. Ai e kalon ditën duke lexuar, duke parë futboll dhe duke punuar në kopshtin e tij. “Rinia sot ka kushte më të mira, por mungon përkushtimi.

Ne punonim tokën gjithë ditën dhe në mbrëmje luanim. Sot shumë shikojnë telefona, por pak shkojnë në fushë.” Ai e sheh sportin si shpëtim për gjeneratat e reja dhe beson se një vend pa rini aktive nuk ka të ardhme. “Edhe këtu mund të jetohet. Duhet punë, jo vetëm ëndrra për ikje,” thotë ai me një ton atëror. Qemal Kamberi është më shumë se një futbollist i dikurshëm.

Ai është një dëshmitar i një kohe të ndershme, një burrë që e ruajti Vokrrin në fushë, i dha asist golit të vetëm ndaj Prishtinës dhe ia fali Preshevës një histori të paharruar. Një legjendë e heshtur, që meriton të kujtohet me krenari.

Nëse historia e futbollit në Luginën e Preshevës do të shkruhej me ndershmëri, një kapitull i veçantë do të mbante titullin: “Zico i Luginës së Preshevës” – njeriu që ruajti Vokrrin, i dha asist golit të fitores, dhe jeton si kampion i vërtetë e Lugina e Preshevës e kujton ate ndeshje historike edhe pse humbi me rezultat 3:1. Vokrri dhe Prishtina është në zemrën e Luginës së Preshevës.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh