Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Pushimet nuk janë vetëm pushime!

by administrator
11:53 02/08/25
in Aktualiteti
Pushimet nuk janë vetëm pushime!
0
SHARES
7
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Shefqet CAKOLLI – President i SH.K.A “Dardania” në Zvicër

Roli ynë në shoqëri na imponon edhe përgjegjësi të tjera përtej pushimeve. Edhe pse pas tyre na ndjekin vizitat, dasmat, shëtitjet, festivalet apo kolonat e gjata në trafik – si mbrëmë nga Prishtina deri në Zatriq të Rahovecit, një rrugë që zgjati tri orë e gjysmë – dëshira dhe përkushtimi për kulturën mbizotërojnë gjithmonë. Ne kishim një qëllim të caktuar: të ruajmë dhe kultivojmë trashëgiminë dhe kulturën tonë kombëtare.

Kësaj here, misioni ynë na çoi në fshatin e largët Zatriq të Rahovecit, ku kishim për qëllim të vizitonim një zonjë të veçantë që ruan dhe punon me përkushtim veshjet tona kombëtare.

Bëhet fjalë për znj. Selvete Kastrati, e cila në punëtorinë e saj në këtë fshat, me vlera të mëdha historike dhe kulturore – një vend që ka përjetuar edhe djegie e përndjekje gjatë luftës nga regjimi serb – vazhdon me pasion e përkushtim të madh të ruajë identitetin tonë kulturor.

Me znj. Selvete jemi njohur vite më parë. Takimi i parë ishte në Prizren, në një lokal të veshjeve kombëtare – “Arta Suvenire”, më pas “Delvina” – pas festivalit “Hasi Jehon 2012”, ku fituam tri çmime, përfshirë edhe çmimin e parë. Znj. Selvete, që na kishte ndjekur me vëmendje, u bë prej atëherë një kontakt i rëndësishëm për bashkëpunim rreth veshjeve dhe konsultimeve për to.

Që nga ajo kohë, filloi një bashkëpunim i mirëfilltë, ku ajo përmbushi me saktësi çdo porosi tonën, deri në momentin kur vendosi të hapë punëtorinë e saj në fshatin e lindjes. Puna cilësore dhe përkushtimi i saj shpejt morën përmasa më të mëdha, duke u përfaqësuar në panaire, kurse, simpoziume dhe sfilata në qytete dhe shtete të ndryshme si Shqipëri, Suedi, Maqedoni, Zvicër e më gjerë.

Përkushtimi i saj e ka bërë mysafire në shumë televizione dhe radio, përfshirë edhe radion tonë “Zëri Ynë”, në bashkëpunim me Radio Stadtfilter në Winterthur të Zvicrës.

Gjatë dekadës së fundit, për çdo veshje që na është dashur për ansamblin tonë, kemi bashkëpunuar me znj. Selvete. Me përkushtimin e saj të pandalshëm, ajo ka ditur gjithmonë të përmbushë kërkesat tona, duke ruajtur origjinalitetin e çdo krahine e zone, me përputhje të plotë në veshje dhe valle – sepse edhe vetë kryesia dhe stafi ynë artistik përfaqëson pothuajse të gjitha trevat shqiptare.

Adresa e këtij bashkëpunimi të jashtëzakonshëm është punëtoria “Anadrini dhe Veshje të Bukura Kombëtare”, ku znj. Selvete Kastrati punon me zell dhe përkushtim të rrallë.

Veshjet e punuara nga duart e saj sot mund t’i shohim të përfaqësuara në ansamble shqiptare anembanë botës – nga Amerika dhe Australia e largët, deri në Evropë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Shqipëri!

E tille do mbetet bujare, e tille do mbetet korrekte, duke i deshirua gjithe të mirat dhe suksese te saja në ruajtjen dhe kultivimin e trashigimisë sone kulturore përmes veshjeve kombëtare!

Prishtinë, 02 gusht 2025

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh