BallinaKulturaPromovimi i librit të poetes dhe Ambasadores për Paqe, znj. Fatime Kalimashi

Promovimi i librit të poetes dhe Ambasadores për Paqe, znj. Fatime Kalimashi

-

Federata e Paqes Universale, e përfaqësuar nga Kryetari z. Defrim Methasani dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Gani Rroshi, mori pjesë dhe mbështeti veprimtarinë e organizuar në Bibliotekën e Qytetit të Lushnjes, kushtuar promovimit të librit të Ambasadores për Paqe nga Zvicra, poetes znj. Fatime Kalimashi.

Veprimtaria u organizua nga Shoqata Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vulnerabël dhe Shoqata Myzeqeja, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje, duke bërë bashkë rreth 80 personalitete të letrave, poetë, Ambasadorë për Paqe dhe të ftuar të veçantë, mes tyre edhe Mjeshtri i Madh Zhani Ciko dhe Kryetarja e Bashkisë znj. Eriselda Sefa.

Gjatë aktivitetit, Federata e Paqes Universale vlerësoi me titullin “Ambasador për Paqe” z. Adriatik Gega, Kryetar i Shoqatës Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vulnerabël, për kontributin e çmuar ndër vite në mbështetje të shtresave më të cënueshme të shoqërisë.

/ Federata e Paqes Universale Shqiperi

#FederataEPaqesUniversale#AmbasadorPerPaqe#FatimeKalimashi#Lushnje#Kultura#VleraUniversale

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...