Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Hulumtime Shkencore

Prof.dr.Fadil Çitaku përfaqëson tre shtete në Kuala Lumpur

by administrator
18:11 14/10/25
in Hulumtime Shkencore, Përditshmëria e Diasporës
Prof.dr.Fadil Çitaku përfaqëson tre shtete në Kuala Lumpur
0
SHARES
13
VIEWS
Share on Facebook
Drenicasi, Prof. Dr. Fadil Çitaku, përfaqësoi me dinjitet Shqipërinë, Kosovën dhe Zvicrën në Konferencën Ndërkombëtare të Mjekësisë në Kuala Lumpur.

Nga 9 deri më 12 tetor 2025, në Kuala Lumpur, Malajzi, u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare ICME–IMEC in Medical Education, një nga ngjarjet më të rëndësishme botërore në fushën e arsimit mjekësor. Në këtë konferencë morën pjesë profesorë, dekanë, studiues dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore nga shumë vende të botës.

Ndër folësit kryesorë ishte Prof. Dr. Fadil Çitaku, profesori nga Drenica, i cili prej dekadash punon në arsimin e lartë në Zvicër dhe është themeltues dhe udhëheqës i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër (Academy of Leadership Sciences Switzerland – ALSS, www.alss-edu.ch

Në datën 9 tetor, Prof. Çitaku hapi konferencën me një kurs të posaçëm për dekanët e fakulteteve të mjekësisë, profesorët universitarë dhe përfaqësuesit e ministrive të shëndetësisë të Malajzisë, ku trajnoi pjesëmarrësit në fushën e Neurolidership-it dhe Inteligjencës Emocionale. Ai prezantoi Modelet e Kompetencave të Neurolidership-it Çitaku dhe Drenica, duke integruar kërkimet më të reja nga neuroshkenca për zhvillimin e lidershipit modern.

Në datën 11 tetor, Prof. Çitaku mbajti fjalimin e tij si folës kyç, me temën “Si të rritet rezilienca në lidershipin global”. Ai solli qasje të reja shkencore dhe praktike nga neurolidershipi, fushë në të cilën ai konsiderohet ndër studiuesit më të avancuar në botë.

Në të dy aktivitetet e tij, profesori lidhi konceptet e neurolidershipit edhe me modelin inovativ “Health Revolution” të Hetem Ramadanit, duke theksuar rëndësinë e mjekësisë së stilit të jetesës në parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve bashkëkohore.

Pjesëmarrja e Prof. Çitakut u prit me shumë interes nga audienca ndërkombëtare, ndërsa ai dha edhe intervista për mediat malajziane, ku foli për rolin e neuroshkencës në udhëheqjen moderne dhe për përvojën e tij shumëvjeçare në arsimin ndërkombëtar.

Vlen të përmendet se, megjithëse ftohet çdo herë në emër të Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër, Prof. Çitaku prezantimet e tij ndërkombëtare i nis gjithmonë me flamujt kombëtarë të Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës, si simbol i përkatësisë, bashkëpunimit dhe respektit për të tri vendet që ai përfaqëson me krenari.

Në këtë konferencë ndërkombëtare, Prof. Dr. Fadil Çitaku përfaqësoi me dinjitet gjithashtu Institutin për Avancim Kombëtar (IPAK) www.ipak-institute.com, institucion të cilin ai është bashkë-inicues dhe bashkë-themelues. Ky institut në gjirin e vet përfshin shkencëtarë, studiues dhe profesionistë të shquar nga diaspora shqiptare dhe vendet Amë, duke promovuar zhvillimin, bashkëpunimin akademik dhe përfaqësimin dinjitoz të vlerave kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe duke ndihmuar Avancimin Kombëtar.

Academy of Leadership Sciences Switzerland (ALSS), e udhëhequr nga Prof. Dr. Çitaku, ofron programe inovative, BSc, MBA dhe PhD me fokus në Neurobusiness, Neuroleadership, Neuromarketing, si edhe në të Drejtën Sportive dhe fusha të tjera. Për t’u regjistruar ose për më shumë informata mund të kontaktoni ALSS përmes: www.alss-edu.ch / info@alss-edu.ch ose WhatsApp: 0041 76 507 36 30. /SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh