Prof. Dr. Fadil Çitaku, një nga emrat më të njohur në fushën e neurlidershipit dhe arsimit shëndetësor, që jeton dhe vepron në Zvicër është ftuar me nderim të jetë fjalëdhënës kryesor në Konferencën e përbashkët ICME-IMEC 2025, që do të mbahet në datat 9-12 tetor 2025 në kampusin e Universitetit IMU, Bukit Jalil, Kuala Lumpur.
Ky angazhim i shënuar është një tjetër dëshmi e përkushtimit të tij të palëkundur për avancimin e shkencës dhe edukimit global, duke u shërbyer komuniteteve profesionale dhe akademike me vizionin e tij inovativ dhe ekspertizën e thellë.
Në kuadër të kësaj konference, Prof. Çitaku do të udhëheqë dy sesione të rëndësishme:
- Kursi mbi Udhëheqjen në ArsimimData: 9 Tetor 2025 | Ora: 09:00 – 17:00Lloji: Kurs para-konference
- Simpoziumi 6A – “Arsimimi i Rezistueshëm i Profesionistëve të Shëndetit në një Botë Globalizuese”Data: 12 Tetor 2025 | Ora: 11:50 – 12:50Lloji: Simpozium shkencor

Përmes prezantimeve të tij, Prof. Çitaku do të ndajë të dhëna dhe përvoja të vyera rreth konceptit të Neurlidershipit, të zhvilluar përmes modeleve unike Çitaku dhe Drenica, duke kontribuar në diskutimet për ndërtimin e një sistemi arsimor shëndetësor të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për sfidat globale.

Kjo ftesë është një nder jo vetëm për karrierën e tij profesionale, por edhe një përfaqësim dinjitoz i Trojeve Shqiptare, shteteve Shqiptare dhe Zvicrës, duke ndërthurur rrënjët kulturore me standardet më të larta ndërkombëtare në fushën e lidershipit shkencor.
“Vazhdojmë t’i shërbejmë avancimit të shkencës, si parakusht në shërbim të njerëzimit”, shprehet Prof. Çitaku, duke theksuar përkushtimin e tij për të ndërtuar ura mes kulturave dhe dijes në një arenë globale.
SAM24.info