1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Pritet të votojnë 47 mijë mërgimtarë këtë të shtune (08.02.25) në ambasada e konsullata

Duhet ti lexosh

Mërgimtarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore e të cilët janë regjistruar për të votuar në konsullatat e Kosovës, këtë të drejtë do ta shfrytëzojnë më 8 shkurt, një ditë para votimeve në Kosovë.

Mërgimtarët do të kenë mundësi të votojnë nga ora 07:00 deri në ora 19:00.

Kujtojmë se 47 mijë mërgimtarë mund të votojnë në ambasada e konsullata për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Më poshtë mund t’i gjeni disa konsullata në Gjermani dhe Zvicër ku mund të votohet

Më poshtë janë adresat e konsullatave ku mund të votoni:

Berlin – Koenigsallee 20A/20B, 14193 Berlin

Düsseldorf – Bilker Straße 29, 40213 Düsseldorf

Frankfurt am Main – Falkensteiner Straße 77, 60322 Frankfurt am Main

Hamburg – Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg

München – Albert-Schëeitzer-Straße 62, 81735 München

Stuttgart – Johannesstraße 47b, 70176 Stuttgart

Votimi fizik për të gjithë bashkatdhetarët që janë regjistruar të votojnë fizikisht në Konsullatën në Cyrih.

Adresa e Konsullatës është: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048, Zurich.

Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë të Zvicrës
Të nderuar bashkatdhetarë,
Për të shmangur çdo paqartësi apo udhëtime të panevojshme në Ambasadë ditën e votimit më 8 shkurt 2025, ju lutemi që paraprakisht të verifikoni nëse jeni regjistruar me sukses.
Për ta bërë këtë, klikoni në linkun e mëposhtëm dhe vendosni numrin tuaj personal si dhe datën e lindjes:
Ju informojmë se, nëse nuk jeni regjistruar, nuk do të mund të votoni më 8 shkurt në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë. Prandaj, ju lutemi të siguroheni që jeni regjistruar paraprakisht.
Gjithashtu, për të gjithë ju që do të ushtroni të drejtën e votës në Ambasadë, për të shmangur mbingarkesën dhe lehtësuar qarkullimin, ju rekomandojmë të përdorni transportin publik.
Ambasada ndodhet vetëm disa minuta në këmbë nga stacioni i trenit të Bernit, si dhe nuk disponon parkingje të rezervuara për vetura.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

helveticALforum

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit