Një nga ngjarjet më të rëndësishme të botës së jahtit, Monaco Yacht Show 2025, do të ketë këtë vit një surprizë të veçantë: prezantimin e jahtit luksoz Admiral Giorgio Armani 72m (Project 596).
Ky projekt madhështor, i realizuar nga The Italian Sea Group, mbart stilin dhe elegancën karakteristike të shtëpisë Armani, duke kombinuar luksin me dizajnin modern. Jahti do të prezantohet zyrtarisht gjatë datave 24–27 shtator 2025 në Portin e Monakos, aty ku ekspozohen kryeveprat më të mëdha të industrisë së jaht-bërjes.
Me linja elegante, interier të sofistikuar dhe teknologji të avancuar, jahti Armani pritet të tërheqë vëmendjen e vizitorëve dhe mediave botërore.Burimi: The Italian Sea Group, transmeton gtema.