2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani uron mësuesit: Shkolla është fortesa ku ndërtohet e ardhmja

Duhet ti lexosh

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar mësuesit në ditën e tyre, 7 Marsin. Shefja e shtetit tha se shkolla është më shumë se një institucion mësimor, është fortesa ku ndërtohet e ardhmja.

Ajo e ka quajtur akt të guximshëm të patriotëve themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887.

“Më 7 Mars kujtojmë themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, një akt i guximshëm i patriotëve tanë, që e kuptuan se pa gjuhë dhe dije, nuk ka as komb të suksesshëm. Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja.

Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit. Në këtë ditë, nderojmë të gjithë mësuesit – ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj. Respekt, mirënjohje dhe përulësi para misionit të tyre fisnik”, thuhet në urimin e presidentes, Osmani.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit