3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin Donald Trump

Duhet ti lexosh

Përmes një  postimi në “X”, të hënën, Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të punojë më Trump.

Në një letër drejtuar tij, Osmani tha se pret që me administratën Trump të forcohen marrëdhëniet Kosovë-SHBA. Presidentja ka uruar edhe zëvendëspresidentin, JD Vance.

“Kosova është e gatshme të punojë me ju, Zëvendës Presidente JDVance dhe administratën tuaj për të forcuar marrëdhëniet tona të veçanta, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë. Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese të mëdha”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë. Presidentja Osmani po ashtu,  e ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi dhe angazhimin për njohjen reciproke nën administratën Trump.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit