Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Presidenti Begaj pritet me nderime në Podgoricë: Faktori shqiptar, rol në perspektivën europiane

by administrator
18:23 10/02/25
in Atdheu në objektiv
Presidenti Begaj pritet me nderime në Podgoricë: Faktori shqiptar, rol në perspektivën europiane
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook

Presidenti Bajram Begaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Malin e Zi, u prit sot (10 shkurt) me nderime të larta shtetërore në Podgoricë nga homologu Jakov Milatoviç.

Krerët e dy shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas me praninë e delegacioneve përkatëse.

Biseda u fokusua në dialogun dhe marrëdhëniet dypalëshe, rrugëtimin e përbashkët Euroatlantik, situatën në rajon, sfidat e përballjes me faktorë të tretë, si edhe për shqiptarët në Malin e Zi dhe minoritetin malazez në Shqipëri.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi si dy shteteve fqinje dhe anëtare në NATO që po negociojnë intensivisht me Bashkimin Evropian, ndërsa një rëndësi e veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin Milatoviç, Presidenti Begaj bëri të ditur nismat e përbashkëta: “Ne sot dakordësuam të inkurajojmë qeveritë e vendeve tona për më shumë projekte të përbashkëta, veçanërisht në zonat ndërkufitare. Në këto zona, potenciali njerëzor, mundësitë ekonomike dhe trashëgimia unike kulturore mund të eksplorohen dhe të shfrytëzohen më mirë. Bashkë me mikun tim, Presidentin Milatoviç, mendojmë se do të ishte me shumë rëndësi planifikimi i vizitave të përbashkëta në këto zona.

Është shumë e rëndësishme të kemi marrëdhënie shumë të mira politike, por akoma më e rëndësishme është të kemi bashkëpunim ekonomik për të rritur mirëqenien e popujve tanë. Është shumë me rëndësi për vendet tona, është me rëndësi për rajonin dhe për vetë Bashkimin Evropian.”

Presidenti Begaj vlerësoi sektorin e turizmit si pjesë të rëndësishme të këtij bashkëpunimi, duke theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunimit të mirëkoordinuar dypalësh për t’i dhënë në këtë mënyrë shtysë zhvillimit të zonave ndërkufitare.

Duke iu referuar bashkëpunimit ndërmjet zonës së Plavë-Gucisë dhe Vermoshit, Presidenti Begaj u shpreh se duhet ecur më tej me projekte të tilla pozitive që sjellin mirëqenie për popujt dhe mundësi për të rinjtë: “Por, ka ende potencial të pashfrytëzuar, që duhet të përfshijnë edhe zona të tjera ndërkufitare në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë, gjithashtu. Ndërlidhja rrugore dhe projekte të përbashkëta turistike favorizojnë zhvillimin e këtyre zonave dhe do të stimulojnë të rinjtë të mos i braktisin ato. Ndërtimi i urës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin është një projekt me ndikim mjaft të madh në ndërlidhjen kufitare dhe në zhvillimin e turizmit. Ai do të mundësojë krijimin e një boshti ekonomik, turistik dhe social që lidh Shkodrën, Lezhën dhe Ulqinin.”

Një bashkëpunim i tillë duhet të përfshijë të gjitha vendet e rajonit, vlerësoi Presidenti i Republikës, i cili theksoi se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë konstruktiv, dinamik dhe proaktiv, me orientimin e qartë, pavarësisht sfidave: “Perspektiva Euroatlantike është e vetmja perspektivë që do të garantojë paqen, stabilitetin, sigurinë, pajtimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Çdo qasje tjetër do të bënte që mosmarrëveshjet dypalëshe, nacionalizmat folklorike dhe ndikimet e faktorëve të tretë të fitonin më shumë terren. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan edhe faktori shqiptar, – theksoi Presidenti i Republikës, i cili rikonfirmoi përkushtimin për të qenë pjesë e plotë e Bashkimit Evropian: “Kemi realizuar deri tani 2 takime ndërqeveritare dhe hapjen e disa kapitujve, duke shpresuar që brenda vitit 2025 të hapen gjithë kapitujt e negocimit me Bashkimin Evropian.

Po kështu, shpresojmë dhe besojmë që Shqipëria, brenda harkut kohor të kësaj dekade, të meritojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pavarësisht se anëtarësimi kërkon kohën e vet, për ne me shumë rëndësi ka procesi, proces i cili po transformon shoqërinë tonë, qeverisjen, ekonominë dhe sjell përfitime direkte për të gjithë qytetarët tanë.”

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Presidenti Begaj i shprehu homologut Milatović mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës në përpjekjet e saj për integrimin rajonal dhe ndërkombëtar.

“Kosova duhet të vazhdojë me shumë energji dhe dinamizëm procesin e konfirmimit e saj të plotë ndërkombëtar, të integrimit në organizatat rajonale e ndërkombëtare, të avancimit të kërkesës së saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të bashkëpunimit institucional me NATO-n, me synim anëtarësimin e saj për të qenë anëtare e NATO-s, dhe të forcimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm,” u shpreh Presidenti i Republikës, i cili i bëri thirrje liderëve politikë të Prishtinës të krijojnë sa më shpejt qeverinë e re për përmbushjen e këtyre objektivave. Kreu i Shtetit përgëzoi qytetarët e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të qeta dhe të rregullta, njofton rtsh.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh