1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidenti Begaj pret zv.kryeminstrin kroat: Mbështetje në procesin e integrimit në BE

Duhet ti lexosh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić.

Marrëdhëniet Shqipëri-Kroaci, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe situata në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit.

Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin strategjik midis dy vendeve aleate në NATO dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat, sipas tij, janë në këtë nivel për shkak të prioriteteve të përbashkëta të politikës së jashtme dhe vizionit të njëjtë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria dhe Kroacia ndajnë një partneritet afatgjatë dhe strategjik brenda NATO-s.

Kreu i Shtetit përshëndeti nënshkrimin e deklaratës së përbashkët midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, e cila, në gjykimin e tij, është materializimi i një bashkëpunimi të dëshmuar ndër vite.

Përballë zhvillimeve gjeopolitike, dinamike dhe komplekse, me ndikim jo vetëm në zonën Euroatlantike, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Begaj theksoi se çështja e stabilitetit është një angazhim që duhet të zbatohet përmes besimit, dialogut dhe bashkëpunimit.

Presidenti Begaj vlerësoi se me gjithë përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në organizatat Euroatlantike garantohet stabilitet i qëndrueshëm, si edhe politika zhvillimore për vendet  e rajonit dhe qytetarët.

Kroacia ka qenë gjithmonë në mbështetje të shqiptarëve në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe për garantimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë përmes trupave të shumtë në KFOR, dhe për këtë Presidenti Begaj i përcolli mirënjohjen numrit dy të qeverisë kroate, Ivan Anušić.

Gjithashtu, u vlerësua se lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Kroacisë mbeten thelbësore jo vetëm në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, por dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta në një sërë sektorësh, duke përfshirë energjinë, infrastrukturën, mbrojtjen, ekonominë, bujqësinë, shkencën, turizmin dhe mbrojtjen e mjedisit, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit