Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Presheva e sirenave: Kur një popull për çdo ditë e ndien mungesën e një spitali

by administrator
08:08 06/08/25
in Aktualiteti
Presheva e sirenave: Kur një popull për çdo ditë e ndien mungesën e një spitali
0
SHARES
4
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI

Në Preshevë, çdo ditë dëgjohet sirena e ndihmës së parë. Jo një herë, por tri apo më shumë herë në ditë. Të sëmurët transportohen në Vranjë – një rrugë që nuk është thjesht e gjatë, por e rëndë, shpesh vendimtare për jetën.

Paramendoni një dasmë në rrethinën tonë kushton mbi 10 mijë euro. Vetëm këtë verë, mbi 50 dasma janë mbajtur. Dhe pyesim: a mund të bëjmë diçka më shumë për jetën, për shëndetin tonë, për një spital në Preshevë? Edhe po të dëshironte diaspora shqiptare të ndërtonte një spital, do të lejohej vallë nga pushteti serb? Vështirë të besohet.

Presheva është kthyer në një “fshat të madh”, me tollovi e pa një vizion të qartë zhvillimi. Djemtë dhe vajzat e rinj e kanë syrin nga diaspora. Kush s’mund të ikë atje, e ka sytë nga Kosova. Ndërkohë, përçarjet politike vazhdojnë. Aktivitetet kulturore zbehen me ikjen e mergimtarëve. Dhe ndërkohë, zhurma e sirenave të autoambulancave na sjell në realitet: jemi pa spital.

E trishtë është edhe mungesa e solidaritetit. Edhe kur një bashkëkombas lufton për jetën, boria e krushqve nuk ndalet. Gëzimi është pjesë e jetës, por dhimbja kërkon pak respekt, pak ndjeshmëri, pak mëshirë njerëzore.

Presheva dhe Bujanoci nuk kanë spital. Kjo është një plagë e thellë. E dhimbshme është që nuk e kërkojmë më zë këtë spital. Pse po heshtim? Pse nuk dalim, në mënyrë paqësore, të kërkojmë të drejtën për jetë?

Po, politika lokale nuk ka fuqi ekonomike. Po, pushteti qendror serb s’ka interes të lejojë ndërtimin e një institucioni shëndetësor me standarde moderne. Por kur bëhet fjalë për jetën – për fëmijët, prindërit, të moshuarit – nuk ka vend për frikë e për kompromis.

Kufiri me Maqedoninë përmes Miratocës e Llojanit nuk po hapet. Edhe aty është një nyje tjetër që pengon zhvillimin dhe qarkullimin e lirë të njerëzve tanë.

E tëra kjo na çon drejt një pyetjeje të vetme: kur do të zgjohemi si komunitet? Kur do ta kuptojmë se heshtja na vret, se pasiviteti është dorëzim? Na mbetet vetëm një rrugë – e drejtë, njerëzore dhe paqësore – të kërkojmë dinjitetin që na takon.

Sepse Presheva, Bujanoci e Medvegja kanë pasur gjithmonë njerëz të devotshëm, veprimtarë të vendosur që nuk janë dorëzuar. Dhe sot, më shumë se kurrë, na duhet ky shpirt.

Në këtë tokë ka vend për jetë, për gëzim, për shëndet. E drejta për jetë nuk duhet të jetë luks. Ajo është detyrim moral, njerëzor dhe kombëtar. Dhe herët a vonë, do të triumfojë.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh