/ Nga Dahest LUMA, Milano/
Venezuela, shtet i Amerikës Latine me 32 milionë banorë
PhD. Dashnim Hebibi, një emër i madh në letrat shqipe dhe gazetarinë ndërkombëtare, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm: poezitë e tij janë publikuar në media prestigjioze e kësaj radhe në Venezuelë. Ky është një hap i madh jo vetëm për krijimtarinë e tij poetike, por edhe për çështjen shqiptare në Luginën e Preshevës, (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc), një trevë e ngulfatur nga padrejtësia dhe harresa ndërkombëtare.
Si një figur e shquar e letërsisë, gazetarisë, shkencës, kulturës e bëmirësisë, PhD. Hebibi ka një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e të drejtave kombëtare shqiptare dhe në mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar.
Me një përvojë mbi 31 vjet në gazetari, mbi 20 libra të botuar kryesisht për mërgatën shqiptare, si Ambasador i Paqes, Kryetar i Shoqatës Lugina e Preshevës, President i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore në Cyrih dhe Kryeredaktor i Qendrës Mediale Shqiptare SAM24.info me seli në Dietikon, ai mbetet një nga figurat më të mëdha që i ka dhënë zë dhe dinjitet çështjes shqiptare në diasporë.
Poezi që nuk shkruhet, por shpërthen – Vargje që nuk heshtin, por bërtasin për liri!
Poezia e PhD.Hebibit nuk është thjesht një rrjedhë fjalësh të bukura. Ajo është një shpërthim i fuqishëm i një shpirti që nuk mund të pajtohet me padrejtësinë. Ajo është një britmë për lirinë, një protestë e zjarrtë kundër shtypjes, një rrëfim i thellë i dhimbjes së një populli që kërkon të dëgjohet. Vargjet e tij janë të forta si guri dhe të ëmbla si mjalta; ato nuk janë të zakonshme, sepse çdo fjalë qëndron në vendin e vet si një ushtar në fushën e betejës, duke luftuar për të vërtetën.
Shkronjat në poezinë e tij nuk janë thjesht shenja të zeza mbi letër; ato janë gjallë, ato flasin, debatojnë, dashurohen dhe rebelohen. Ato janë të pamposhtura. Ato nuk pranojnë robërinë, nuk përkulen para dhunës dhe padrejtësisë. Ato bërtasin për liri, dinjitet dhe drejtësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
PhD.Hebibi nuk shkruan poezi për treg
Ai nuk ka nevojë për lavdi të lehtë apo duartrokitje sipërfaqësore. Çdo poezi e tij është një roman i fuqishëm, një manifest, një betim për të mos heshtur kurrë. Prandaj, kur një poezi e tij publikohet, ajo nuk është thjesht një poezi – është një ngjarje, është një zë i ri që i bashkohet kauzës për liri dhe drejtësi.
Një sukses tjetër ndërkombëtar falë mbështetjes së Angela Kostës
Ky sukses i radhës i PhD.Hebibit nuk do të ishte i mundur pa ndihmën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të Zonjës Angela Kosta, një figurë e rëndësishme në promovimin e artit, letërsisë dhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare edhe pse z.Hebibi ka libra në gjuhën gjermane dhe angleze. Falë punës së saj të palodhur, poezia shqipe po kapërcen kufijtë dhe po hyn në zemrat e lexuesve në mbarë botën.
Botimi i poezive të PhD.Hebibit në Venezuelë nuk është vetëm një arritje personale, por një triumf i kulturës dhe identitetit shqiptar. Në një kohë kur shumë përpiqen të heshtin zërin e Luginës së Preshevës, ai po bëhet gjithnjë e më i fortë, duke ecur përpara si një ortek që nuk mund të ndalet.Poezia e tij është më shumë se letërsi – është një mision, është një thirrje për ndërgjegjësim, është një dritë në errësirën e harresës. Dhe tani, ajo dritë po ndriçon edhe në Venezuelë. SAM24.info