Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Peticioni i Diasporës Britanike, një shenjë alarmi për Kosovën dhe Ballkanin

by administrator
18:47 05/10/25
in Aktualiteti, Editorial
Peticioni i Diasporës Britanike, një shenjë alarmi për Kosovën dhe Ballkanin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on Facebook

Prof.dr. Fadil Maloku, Prishtinë

1. Shikuar nga një perspektivë e sociologjisë së njohjes, roli i diasporës në gjithë historinë e ambicies, synimit dhe interesimit për krijimin e një shteti të vetëm shqiptar në Ballkan ka qenë i jashtëzakonshëm. Pa hyrë në përmendjen e emrave të njohur për publikun, është e qartë se ky rol, me përkushtim dhe vizion kombëtar, daton që nga koha e Rilindjes Kombëtare. Rilindasit, të pamundur për të vepruar brenda trojeve shqipfolëse, u detyruan të organizoheshin jashtë, nga metropole si Bukureshti, Stambolli, Sofja, Italia dhe SHBA-të. Klubet dhe gazetat që themeluan në këto qendra u bënë vatër e vetëdijes kombëtare dhe njëkohësisht sirena alarmi, sa herë që kombi shqiptar përballej me rreziqe të copëtimit.

Këtu, nuk  duhet harruar kontributin e diasporës shqiptaro-amerikane në Boston, Detroit dhe New York jo vetëm në aspektin financiar për Lëvizjen Kombëtare, por edhe në mbajtjen gjallë të idesë së bashkimit kombëtar. Roli historik i Fan S. Nolit në lobimin e tij në Lidhjen e Kombeve ishte një prej kulmeve të këtij angazhimi për kombin dhe shtetin shqiptar që i ishte ekspozuar copëtimi nga fqinjët.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në një kohë kur Shqipëria ishte izoluar skajshëm, poashtu diaspora shqiptare anipse ishte fragmentuar në grupe monarkiste dhe klube komuniste, arriti ta ruajë koherencën e patriotizmit dhe frymën kombëtares në hapësirat e Ballkanit. Kjo frymë u ripërtërit fuqishëm në vitet ’90 dhe u bë një katalizator i fuqishëm për mobilizimin historik të radhës, ate  të çlirimit të Kosovës nga sundimi i prangave të regjimit të Slobodan Millosheviqit. Ku ndihma në formën e remitancave, veçanërisht përmes Fondit të 3%-shit, arriti ta mbijetojë sistemin shëndetësor dhe arsimin paralel në Kosovë gjatë viteve të rezistencës paqësore.

Rregullime Privatësie

2. Më vonë, gjatë luftës së viteve 1998–1999, sërish ishte diaspora ajo që u vetëflijua, duke ndarë “bukën nga goja” për të financuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës përmes Fondit “Vendlindja Thërret” dhe për të lobuar fuqishëm edhe në Zyrën Ovale të ish Presidentit amerikan Bill Klinton që pasojë me intervenimin e NATO-s gjatë vitit 1999. Madje edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kjo diasporë, me gjithë luhatjet e saj, ka arritur të mbajë gjallë vëmendjen amerikane ndaj Kosovës. Duke shikuar e analizuar ad hoc gjithë këte angazhim  e përkushtim të diasporës në gjitha këto periudha kritike për kombin, duhet pranuar se ajo shprehur me gjuhën e sociologjisë së njohjes de facto dhe de jure përfaqëson një kapital të çmuar dhe të pa zëvendësuar politik për gjitha arritjet e shqiptarëve.

3. Sot, përballë rrezikut të rikthimit të tensioneve dhe kërcënimeve nga Serbia, një pjesë e kësaj diaspore në Angli e ka nisur një nismë të re lobimi në formë peticioni që është online dhe i është drejtuar Mbretërisë për të kërkuar mbrojtje për Kosovën nga rreziku i prekshëm që po vjen pas kërcënimeve që po vijnë nga regjimi autoritar i Aleksandër Vuçiqit, përmes demonstrimit të forcës ushtarake dhe luftës hibride. Nga këndvështrimi i sociologjisë së zhvillimit, iniciativa e diaaporës së Britanisë së Madhe për të rritur presionin ndaj Serbisë, pas agresionit të armatosur në Banjskë dhe aktit tjetër terrorist ndaj Kosovësmund të analizohet në disa aspekte. Qasja jonë synon të sjellë argumente të pathëna publikisht, por që mund të “lexohen” përmes gjuhës së eufemizmave diplomatike dhe diskursit të elaboruar sociologjik.

Së pari, Britania, si ish-perandori dhe fuqi globale pro-demokratike, është pozicionuar historikisht si mbrojtëse e të drejtave të njeriut, dhe rrjedhimisht, mund të luajë një rol thelbësor në tensionet Kosovë–Serbi për arsye të shumta.

Së dyti, ajo nuk e bart barrën morale të dështimit të dialogut dypalësh pothuajse dydekadësh, i cili është konsumuar kryesisht nën ombrellën e Bashkimit Evropian.

Së treti, Britania ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë të drejtën e saj morale, të fituar si kapital simbolik që prej ndërhyrjes së NATO-s më 1999 kundër regjimit të Millosheviçit, për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë.

Së katërti, në perceptimin ndërkombëtar, Britania vazhdon të shihet si aktor kyç në çështjet e sigurisë globale, për shkak të përvojës së saj koloniale, pjesëmarrjes në forume ndërkombëtare si Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dhe sidomos përmes rrjeteve të fuqishme diplomatike dhe të inteligjencës.

Së pesti, pas daljes nga BE-ja, Britania është duke ndërtuar identitetin e saj të ri si “Global Britain”, një fuqi ndërkombëtare që vepron në mënyrë autonome. Përfshirja në çështjet e Ballkanit dhe qëndrimi i qartë ndaj Serbisë përbëjnë pjesë të këtij rikonstruktimi simbolik, që synon riafirmimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

Së gjashti, angazhimi britanik është edhe pjesë e një strategjie më të gjerë për kundërbalancimin e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan, ku Serbia shfaqet si një pikë e fortë e këtij ndikimi, veçanërisht në aspektin ushtarak dhe diplomatik.

Së shtati, nuk duhet përjashtuar as motivi për të forcuar marrëdhëniet “speciale” me Shtetet e Bashkuara, pasi historikisht, Britania nuk ka vepruar në mënyrë të pavarur në çështjet gjeopolitike të rëndësishme pa koordinim me Uashingtonin, sidomos kur janë në lojë çështje të sigurisë globale.

Në fund duhet cekur se roli i Peticionit që gjendet në fund të këtij shkrimi, për gjykimin tim përveç “kujdestarisë” dhe përkushtimit ndaj kombit, ka për qëllim edhe shtimin e vigjilencës, shqetësimit dhe përkujdesjes për ndryshimet që po ndodhin në nivelet globale, ato kontinentale e sidomos ato rajonale e lokale…

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh