Ka përfunduar edhe për këtë vit të ri shkollor 2025-2026 procesi I sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në diasporë.
Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro e cila deklaron se vetëm këtë vit janë shpërndarë 27,198 tekste mësimore për nxënësit në diasporë, ndërsa në total prej 2019-ës janë shpërndarë 117,138 tekste mësimore.
Kumbaro thekson se ruajtja e gjuhës dhe identitetit është mënyra më kuptimplotë për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun.
“Gjuha shqipe fluturon kudo. Me shumë dashuri dhe përkushtim, ka përfunduar edhe për këtë vit shkollor procesi i sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në diasporë
Prej 7 vitesh, Qeveria Shqiptare, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, kujdeset që fëmijët shqiptarë jashtë vendit të kenë në duar librat e gjuhës dhe kulturës amtare.
Vetëm këtë vit janë shpërndarë 27,198 tekste mësimore për nxënësit tanë në diasporë, ndërsa që nga viti 2019 e deri sot janë dërguar plot 117,138 tekste për fëmijët shqiptarë në çdo cep të botës”, shkruan Kumbaro në rrjetin social Facebook, transmeton rtsh.