1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, Zvicra e pesta

Duhet ti lexosh

Sipas Indeksit Global të Pasaportave për vitin 2025, sistemit Henley që 193 rendit pasaporta nga e gjithë bota në bazë të mundësive që ato ofrojnë për qytetarët e tyre për të udhëtuar pa viza ose me viza në mbërritje, Singapori është vendi me pasaportën më të fuqishme në botë.

Ky indeks analizon pasaportat e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, si dhe gjashtë territoreve të tjera, si Tajvani, Makao, Hong-Kongu, Kosova, territoret palestineze dhe Vatikani.

Indeksi përditësohet vazhdimisht gjatë vitit, duke mbledhur të dhëna në kohë reale nga monitorimi i portaleve të qeverive të shteteve për informacion mbi politikën rreth vizave dhe mundësitë e udhëtimit.

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2025

  1. Singapor (195 destinacione)
    2. Japonia (193)
    3. Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Finlanda, Koreja e Jugut (192)
    4. Austria, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Suedia, Norvegjia (191)
    5. Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar (190)
    6. Greqi, Australi (189)
    7. Kanada, Poloni, Maltë (188)
    8. Hungari, Çeki (187)
    9. Estonia, Shtetet e Bashkuara (186)
    10. Lituani, Letoni, Slloveni, Emiratet e Bashkuara Arabe (185), njofton rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit