“Na dhemb zemra, oj nanë Shqipni,” thuhet në fillim të reagimit, ku theksohet se flamuri i UÇK-së nuk është thjesht një simbol, por përfaqëson gjakun e dëshmorëve dhe amanetin e tyre për liri. “Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë,” theksohet në reagim.

Organizata u ka bërë thirrje institucioneve dhe shoqërisë që të tregojnë ndjeshmëri dhe kujdes, duke nënvizuar se çështja e flamurit të UÇK-së nuk është çështje politike, por e kujtesës historike dhe kombëtare.

“Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë,” përfundon reagimi i organizatës, njofton rtk.