Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet me një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) në Shtetet e Bashkuara.
DASH-i ka njoftuar në websajt se presidnetja Osmani do të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
Presindetja Osmani do të jetë udhëheqësja e parë kosovare që takohet me një zyrtar të administratës Trump.
Bono i cili pritet ta takoj Osmanin, e mori detyrën më 20 janar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e filloi zyrtarisht mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenca e Kosovës nuk ka njoftuar për ndonjë takim të tillë, njofton rtk.