Përmes planit të bashkëpunimit bilateral, kapiten Albion Svrkaj ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manoveres (MCCC) në Qendrën e Ekselencës së Manovrave (MCoE), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ky kurs prestigjioz përgatit liderët për të marrë përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit, duke u fokusuar në luftimin e kombinuar të armëve në nivel taktik.
Sipas tij, fokus i veçantë i trajnimit është luftimi i kombinuar i armëve në nivel taktik.
“Svrkaj ka treguar përkushtim, disiplinë, duke kaluar me sukses vlerësimet në procedurat e komandës, menaxhimin e trajnimit të njësisë, dhe procesin e vendimmarrjes ushtarake”, ka shkruar ai në Facebook.