Të nderuar bashkatdhetarë,
Për të siguruar një proces të rregullt dhe pa vonesa, ju ftojmë që paraprakisht të verifikoni nëse jeni regjistruar me sukses për të votuar. Këtë mund ta bëni duke klikuar në linkun më poshtë dhe duke vendosur numrin tuaj personal dhe datën e lindjes:
https://qv.kqz-ks.org/sq/PollingCenter/ActualPollingCenter
Vetëm personat e regjistruar do të mund të votojnë më 8 shkurt në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, prandaj sigurohuni që e keni kryer këtë hap përpara se të vini.
DITA E VOTIMIT – 8 SHKURT 2025
Vendndodhja: Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Adresa: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048, Zurich
Orari: 07:00 – 19:00
Për të shmangur vonesat dhe mbingarkesën, ju rekomandojmë:
Të përdorni transportin publik, pasi mundësitë e parkimit janë të kufizuara; Të keni me vete dokumentin e identifikimit për të realizuar të drejtën tuaj të votës; Të ndihmoni në mbajtjen e pastërtisë duke përdorur kontejnerët për mbeturina. Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!
/ Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih