/ Nga: Dashnim HEBIBI
Modeli inovativ “Mirazhi i Identitetit të Heshtur” botohet në Digital Journal of Science
Një nga emrat më të shquar të mendimit bashkëkohor në fushën e kujdesit shëndetësor, Prof. Dr. Xhavit Lipaj, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme shkencore. Modeli i tij inovativ me titull “Mirazhi i Identitetit të Heshtur” është pranuar dhe botuar në revistën prestigjioze ndërkombëtare Digital Journal of Science (Vol. 2, Nr. 5, fq. 131), më 18 qershor 2025.
Ky model sjell një qasje të re dhe thellësisht humane në kujdesin ndaj personave me demencë, duke kapërcyer trajtimet klinike tradicionale. Në vend të fokusimit ekskluziv në simptomat apo funksionet kognitive, Lipaj vendos në qendër përjetimin emocional, ndjeshmërinë dhe bashkëjetesën ekzistenciale – si forma të thella, poetike dhe njerëzore të kujdesit.
Artikulli thekson rëndësinë e ndërthurjes së filozofisë fenomenologjike, hermeneutikës ekzistenciale dhe estetikës së kujdesit në qasjet bashkëkohore për trajtimin e demencës. Kjo përfaqëson një hap përpara drejt një konceptimi më të thelluar, më etik dhe më të ndjeshëm të kujdesit në kohët moderne.
Ky botim përforcon pozitën e Prof. Dr. Xhavit Lipajt si një zë i fuqishëm dhe inovativ në diskursin ndërkombëtar shkencor. Sukseset e tij po rriten dita-ditës, duke reflektuar një përkushtim të palëkundur ndaj shkencës, humanizmit dhe përparimit të kujdesit shëndetësor.