Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Një letër për Arkiv…

by administrator
22:38 06/10/25
in Aktualiteti, Editorial
Një letër për Arkiv…
0
SHARES
3
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Florim USEINI, Luzern

(Një letër që ndoshta s’do lexohet, s’do dëgjohet dhe s’do shihet… por duhet thënë!)

Të dashur vendas Kërçovarë,

Secilit prej nesh i dhemb zemra për përçarjen që ka hyrë në shtëpitë tona e në palcë të shpirtit. Besoni, kjo përçarje do të na dëmtojë të gjithëve. E ndjej si detyrë morale dhe kombëtare që të mos hesht, të paktën përpara fëmijëve të mi. Nuk na ka hije të ndahemi mes vete. E dimë të gjithë se si e morëm Kërçovën – prandaj duhet ta ruajmë me zemër e me mendje.

Po ju drejtohem me këto fjalë të shpirtit, jo për të dëmtuar askënd, përkundrazi. Ju e dini se jam mërgimtar dhe se vij në pushime në Kërçovë, por dashuria për atë tokë është e madhe, sepse aty kam të parët e mi, aty është varri i babait tim, aty prehet stërgjyshi im – dhe ajo tokë flet shqip. Ju flas me dorë në zemër dhe ju lus ta lexoni këtë mesazh deri në fund. Mos të bëhemi si engjëlli që dikur ishte në dritë, por kur u mashtrua, Zoti e dënoi dhe e bëri shejtan.

Kemi vetëm një jetë. Besoni, e ardhmja do të na gjykojë për veprimet tona.

T’i hapim sytë, të mos ngrihemi kundër njëri-tjetrit. Për secilin prej nesh ka vend në këtë tokë. Merrni disa minuta dhe lexojeni këtë mesazh zemre – nga një njeri që kurrë nuk është ndalur e as nuk do të ndalet së dashuruari vendin e vet.

– Po e shkruaj këtë letër nga këndvështrimi i një të riu në mërgim. Një i ri që ndoshta edhe gabon, apo e sheh më ndryshe.

Si çdo njeri tjetër, edhe unë e dua popullin dhe kombin tim.

Çdo ditë me shumë përkushtim mundohem ta njoh më shumë. Çdo ditë habitem edhe më shumë kur dëgjoj debatet në ekrane, kur dëgjoj bisedat në rrugë, kur bën thirrje një “intelektual”, kur fyen një zyrtar, kur një shoqatë sillet si individ, kur shoqëria ndryshon mendim tre herë në ditë, kur faktor kryesor është euforia dhe kur sundon politika.

Shpesh parashtroj pyetjen: Çfarë mendon popullata Kërçovare se është politika?

Tronditem kur lexoj komentet për këtë pyetje dhe njëkohësisht habitem si kemi arritur të mbijetojmë deri sot.

Jam pa fjalë kur lexoj komente, nga njerëz me emër: për çështjen fetare, politike, tradicionale apo shoqatash. Habitem si përfaqësues të ndryshëm mbajnë poste pa e ditur rolin e tyre, sidomos këta që janë në diasporë dhe së paku kanë parë pak më shumë. Habitem që në këtë shekull kemi qejf vetëm të lavdërojmë veten, të përdorim fjalë të mëdha dhe të ja bëjmë “xhenet” njëri-tjetrin me fjalë boshe.

Nuk dua të shkoj larg.

Dua të ndalem këtu në fund-në zonën lokale,

në zgjedhjet e tanishme lokale të Kërçovës:

Që nga paslufta, nuk lanë parti pa ndërruar dhe pa hapur të reja. Nuk na mbeti njeri pa provuar, pa e lavdëruar dhe pastaj pa e sharë me çdo fjalë të mundshme. U shamë, u përçamë, i shfrytëzuam dhe tash po përpiqemi t’i fusim në burg. Bashkë vodhën, por fajin ia lanë tjetrit. Bashkë shkelën ligjin, por ti dënohesh. Akuzojnë çdo ditë në publik me fjalë si “e vrave, tradhtar, spiun, hajn, dallaverxhi” e të tjera, por askush s’ka pasur guxim ta dërgojë akuzën në vendin e duhur. Po më duket se as gjykatësit nuk i shohin, e as i dëgjojnë. Ende vazhdojnë të besojnë se politika i ka fajet për gjithçka, por prapë vazhdojnë të kërcënojnë të tjerët-po për të njëjtët ,,Politikanët”.

Habitem kur shoh aktivistë që në 2013 më ndalonin të drejtën e fjalës në tubime, që më kërcënonin, që më shisnin patriotizëm dhe sot i shoh tu vrapuar pas shpinës së kandidatëve komunalë. Aktivistë që kanë provuar një nga një të gjitha partitë: aty ku shkonin, lavdëronin njërën dhe shanin tjetrën; pastaj shanin të parën dhe lavdëronin të dytën. Sot janë po aty, prapa kandidatëve, sikur s’ka ndodhur asgjë. Deri kur kështu?

Nuk i drejtoj gishtin askujt, por më brengos vetëdija.

Më brengos vetëdija individuale e popullit tim, që më dhimbset kur e shoh të duartroket përsëri me eufori pas kaq vitesh për spitalin e Kërçovës. Më dhemb kur mendoj: pse duhet të jetë prioritet objekti spital, kur vetë shoh mungesë vetëdijeje te ata që duhej ta ruanin atë?

Po ata mjekë nuk ruajtën as objektin e vjetër, as sendet brenda. Nuk është objekti i ri ai që duhet pastruar çdo ditë, por edhe i vjetri mundet të pastrohet, po edhe mbulesat e krevateve mund të lahen, por duhet edhe mentaliteti njiher. Nuk është dera apo regalli i arkivit që prishet vetë, janë njerëzit që e dëmtojnë. Karriget e ulëseve, sakëzat mbi tavolina, duhani në korridore… janë tregues mentaliteti.

Qytetarë që presin me njërën këmbë në mur, xhama e dritare të thyera, banjo të shkatërruara… dhe mjekë që shpesh mungojnë në vendin e punës apo që nuk u mësuan kurrë dokumentat mbi tavolin ti rradhisin në ornder.

Po pyes: Çfarë vlere ka një objekt i ri pa vetëdije si pikë e parë?

Pse askush nuk flet për këtë si pikë?

Pse kandidatët tanë nuk e vendosin vetëdijen si temë të qartë në program?

Përkundrazi, i fusin njerëzit e varfër në vetëdije, të duartrokasin vetëm sepse “po ndërtohet diçka”.

E njëjta gjë ndodh edhe me mbeturinat. Flasim për riciklim, por jemi vetë ata që i hedhim në vende të palejuara. I gjuajmë nëpër skaje rrugësh, në fshatra, i flakim nga veturat, nëpër qytet, e vend e pavend. Nuk është prioritet vetëm riciklimi-që është problem ballkanik — por edhe vetëdija për trajtimin e mbeturinave dhe respekti ndaj ambientit.

Edhe pse e dua vendin tim nga larg, sepse ika kur pashë që s’kisha forcë për ta ndryshuar, ndihem i ofenduar kur shikoj programet e kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Deri vonë besoja se kandidatët për kryetar ishin shokët e mi të restoranteve “Dardania”, “Gara” dhe “Holiday” — sepse gjatë gjithë fushatës flasin kush mbush sallën më shumë, mendova se flasin kush ka më shumë dasma, jo për qëllime konkrete apo tubime politike.

A mund të më tregojë dikush nëse kandidatët e dinë kuptimin e fjalës mërgatë apo diasporë?

Nëse po, a e kuptojnë se të takosh 100 mërgimtarë nuk të jep të drejtë të thuash “mërgata është me mua”?

Sepse unë dhe shumë të tjerë ofendohemi. Ne nuk jemi me ty.

Ende më keq dhe ofenduese është të përfshishë diasporën në program, sepse unë nuk dua të përfshihem si “Florim i Luzernit”, por si Florim i Kërçovës.

Pse edhe ju na bëni të huaj si VMRO dhe LSDM?

Pse na shikoni si turistë?

Kur ne kemi pasaportë vendase, shtëpi, paguajmë tatime, komunale, imam dhe gjithçka tjetër aty?

Përse unë në program duhet të anashkalohem si qytetar i sajë dhe të trajtohem në syrin e mëshirës?

Po ashtu, a e dinë shoqatat që ato përfaqësojnë vetëm anëtarët e tyre, jo krejt shtetin?

Prandaj thuhet “shoqata me anëtarët e saj priti filanin, mbështeti filanin”, jo “Zvicra, Gjermania apo Wiena” mbështet filanin. Se dje më akuzonit se unë mbajë anë në deklaratë, ndërsa sot ju del ftyra në shesh se kush kujtë është tu ja mbajtë anën, kush pas kujt po vrapon, bile edhe ca edhe përgjegjësi morrën. E drejta vonon por nuk harron…

A jeni të vetëdijshëm për këtë, apo jeni në fantazmën politike?

Vërej edhe shumë pika që ndonjëherë të bëjnë të qeshësh me ironi.

Në njërën anë komuna prezanton larjen e borxheve dhe shumat minimale që jepen nga qeveria — sidomos në zonat shqiptare.

Në anën tjetër, prezantohen projekte gati miliardëshe.

Prezantohen plane për arsim modern, ndërkohë që mbyllen paralelet se s’ka nxënës.

Flitet gjithë kohën për zhdukjen e korrupsionit, ndërsa gati çdo i dytë ndërton pa leje.

Juristët flasin për ligjin, por vetë e shkelin. Dhe ne s’jemi më mirë — jemi ata që i korruptojmë.

Po pyes veten: pse duhet të prezantohen projekte në çdo sektor ekzistues, që në fund mbeten vetëm premtime?

Pse nuk shohin të arsyeshme të përqendrohen në 4 sektorë, nga një projekt serioz në vit?

Me të vërtet nuk arrij të kuptoj!

S’po më dalin mua llogaritë me logjikën e projektit, apo jam kaq i keq në matematikë?

Ne kemi probleme serioze me bërthamën e të mbijetuarit, ndërsa merremi me debate për Skënderbeun e flamujt.

Na cënohet gjuha amtare, ndërsa prezantohen kurse për diasporën.

Nuk kemi zhvillim ekonomik, por flasim për modernizim të sallave sportive.

Nuk dimë as vetë çfarë duam dhe ia hedhim fajin njëri-tjetrit.

Qytetari me qytetarin s’flet, sepse ka bindje tjetër politike.

Para kamerave shfaqemi patriotë dhe shtrëngojmë duar pas humbjeve, ndërsa sapo dalim nga salla fillojmë propagandat në prapaskenë po për të njejtën vendngjarje.

Më thanë në sy kandidatët:

Se nuk rrezikojnë të humbin komunën në pjesën e parë dhe mbajnë përgjegjësi- ndërsa të diellën bënë thirrje të shkojm të votojm në rrethin e parë se është rrezik!

Asnjëri nuk lëshonte karriken-tash po thojn duhet të vini të shpëtoni Kërçovën!

Po pyes veten a nuk është Kërçova edhe e tyre apo vetëm e jona?

Pasi rrezikohet përse nuk e mbroni?

Pasi keni potencialin e kaq shumë projekteve përse nuk i bëni për të mirën e Kërçovës, por u tha qartë: Sikurë të bëhem unë kryetar do e bëjë këtë… e këtë… që i bjen do bëni mirë për kërçovën vetëm nëse uleni në karrike përndryshe jo, e çfar ndodh me ne që me vite po vrapojm të bëjm mirë për Kërçovën pa karrike dhe pa interes… A smundeni edhe ju?

Prandaj…

E doja popullin tim pa masë, sepse s’e njihja…

Do ta dua ende, sepse ende nuk e njoh — ndryshon shpejt…

Do ta dua sepse kam nostalgji për vendin tim…

Por do ta dua edhe më shumë veten, sepse e di që s’mund ta ndryshoj popullin tim…

Por premtoj që për vendin tim do vetëdijesoj veten time — ashtu siç ka thënë Nënë Tereza.

“Nëse do të ndryshosh botën, fillo nga vetja.” /SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh