0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Një Iftar me Autoritetet Zvicerane në Aarburg

Duhet ti lexosh

/ Aarburg, Zvicër – 07.03.2025 /

Mbrëmjen e së mërkurës, më datë 5 mars 2025, Xhamia e Bardhë në bashkëpunim me Lidhjen e Muslimanëve të Kantonit Aargau (VAM), organizoi një iftar të veçantë në lokalet e saj.

Ky event mirëpriti një numër të madh personalitetesh të shquara nga jeta publike dhe komuniteti shqiptar në Zvicër.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin:

-Nehat Ismaili, imami i Xhamisë së Bardhë, Aarburg,

-Nimet Ramadani, Kryetar i xhamisë së Bardhë,

  • Christian Schwizgebel, Këshilltar Komunal dhe përgjegjës për infrastrukturë, arsimim, kulturë dhe shoqata në Aarburg
  • Stefan Schmitz, pastor dhe drejtues i kishës katolike në Aarburg
  • Dr. Halid Durran, president dhe themelues i Lidhjes së Muslimanëve të Kantonit Aargau
  • Pastori i kishës protestante dhe përfaqësues të Kopshtit të Religjioneve në Aarburg
  • Rexhep Demiri, ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bern
  • Dr. Med. Mentor Billalli, kryetar i Unionit të Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
  • Dr. Med. Ibrahim Sejdini, psikiatër i shquar në Zvicër,
  • Florim Useini, aktivist i shquar i çështjes kombëtare
  • Visar Robelli, drejtor i rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicër
  • Adem Halimi, arkitekt dhe docent i njohur, anëtar i Xhamisë së Bardhë.

Eventi u hap nga imami i Xhamisë së Bardhë, Nehat Ismaili, i cili lexoi pjesë nga Kurani Fisnik, me përkthimin e domethënieve në gjuhën gjermane. Iftari nisi me thirrjen e ezanit nga Amar Selmani dhe vazhdoi me faljen e namazit të akshamit, ku autoritetet zvicerane morën pjesë si vëzhgues.

Gjatë mbrëmjes, të pranishmit patën rastin të diskutojnë dhe të shkëmbejnë ide dhe përshtypje rreth iftarit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëpunuese.

Mes tjerash, me fjalë rasti u paraqitën:

  • Christian Schwizgebel, këshilltar komunal
  • Stefan Schmitz, pastori i kishës katolike në Aarburg,
  • Dr. Halid Durran, Kryetar i Unionit të Muslimanëve të Aargaus
  • Rexhep Demiri, ambasadoori i Maqedonisë së Veriut në Bern,
  • Adem Halimi, arkitekt i shquar dhe njëherit anëtar i Xhamisë së Bardhë Aarburg.

Kryesia e Xhamisë së Bardhë shpreh mirënjohje dhe falënderim për të gjithë protagonistët e kësaj mbrëmjeje madhështore, me theks të veçantë për stafin e aktivistëve që u përkujdesën për realizimin e këtij iftari në mënyrën më të mirë.

Me respekt,

Sektori për informim,
Xhamia e Bardhë Aarburg

. Këtë organizim me disa fjalë e përshkruan edhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri:

Një mbrëmje e veçantë në Xhaminë e Bardhë – Forcimi i lidhjeve dhe vlerave tona

Në cilësinë e Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, pata kënaqësinë dhe nderin të marr pjesë më 5 mars në iftarin e organizuar nga Xhamia e Bardhë në Aarburg, në bashkëpunim me Lidhjen e Muslimanëve të Kantonit Aargau.
Ky aktivitet i rëndësishëm mblodhi së bashku personalitete të shquara nga jeta publike dhe komuniteti shqiptar në Zvicër, duke dëshmuar vlerat e harmonisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit mes njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare apo shoqërore.
Ndër të pranishmit ishin:
Nehat Ismaili – Imami i Xhamisë së Bardhë, Aarburg
Nimet Ramadani – Kryetar i Xhamisë së Bardhë
Christian Schwizgebel – Këshilltar Komunal i Aarburgut
Stefan Schmitz – Pastor dhe drejtues i Kishës Katolike në Aarburg
Dr. Halid Durran – President dhe themelues i VAM
Përfaqësues të Kishës Protestante dhe Kopshtit të Religjioneve në Aarburg
Dr. Med. Mentor Billalli – Kryetar i Unionit të Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Dr. Med. Ibrahim Sejdini – Psikiatër i njohur në Zvicër
Florim Useini – Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore
Visar Robelli – Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore
Meti Krasniqi – Kryetar i Rrjetit të Miqësisë
Adem Halimi – Arkitekt, docent dhe anëtar aktiv i Xhamisë së Bardhë në Aarburg
Ky iftar ishte një moment i rëndësishëm jo vetëm për reflektim dhe solidarizim, por edhe për të përforcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, organizatave dhe individëve që kontribuojnë në forcimin e vlerave tona të përbashkëta. Respekti dhe mirëkuptimi ndërfetar e ndërkulturor janë themeli i një shoqërie të qëndrueshme dhe të integruar.
Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit që e bënë këtë mbrëmje të veçantë një shembull frymëzues të unitetit dhe bashkëjetesës.
Me respekt,
Rexhep Demiri
Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit