Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Neoshqiptarizmi, rruga nga ekzistenca drejt përmbushjes kombëtare!

by administrator
16:44 08/04/25
in Aktualiteti
Neoshqiptarizmi, rruga nga ekzistenca drejt përmbushjes kombëtare!
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook
/ Arian Galdini – Autor i librit Neoshqiptarizmi/
Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët ekzistojnë, por pyetja themelore mbetet: A jemi duke u përmbushur si
komb? Kjo është një pyetje që nuk ka të bëjë me numra, as me statistika demografike, as me kilometrat katrorë të territoreve ku flitet shqip. Ka të bëjë me atë që jemi në thelb, me ndërgjegjen, me përkatësinë, me projektin jetësor që ndërton një bashkësi të vërtetë me rrënjë, me vlera dhe me vizion.
Në thelb të këtij reflektimi qëndron bindja se popujt nuk zhduken vetëm kur pushtohen nga jashtë, por edhe, dhe shpesh më shpejt e më fort e më keqazi, kur zhbëhen nga brenda. Kur e humbin narrativën që i mban bashkë. Kur përkatësia bëhet rastësi e pasivitet, jo zgjedhje dhe përkushtim. Këtu hyn Neoshqiptarizmi.
Neoshqiptarizmi vjen si rikthim në vetëdije, jo në folklor. Për shumë dekada, shqiptaria është keqpërdorur
ose si mit i shenjtëruar, që nuk lejon pyetje, ose si etnitet folklorik, që nuk përfshihet në projektim të së ardhmes. Në njërin rast, ajo mbyll gojën e arsyes. Në tjetrin, humb forcën e orientimit. Shqiptaria është bërë shpesh ose ikonë pa jetë, ose anekdotë pa peshe. Por një komb nuk mund të qëndrojë gjatë pa një strukturë mendimi dhe ndjeshmërie që i jep përkatësisë kuptim të thellë.
Kjo është ajo që bën Neoshqiptarizmi, e nxjerr shqiptarinë nga rafte muzeale dhe nga skena ceremonialesh boshe, dhe e kthen në një mënyrë të qenies dhe të jetesës. Ai propozon një shqiptarizëm që është akt ndërgjegjeje e jo vetëm rastësi gjuhësore apo gjeografike. Një shqiptarizëm që buron nga zgjedhja për të jetuar me përgjegjësi, jo vetëm për të kujtuar me nostalgji. Ai na fton të jemi shqiptarë jo si ndjesi, por si virtyt. Jo si identitet i dhënë, por si detyrë e zgjedhur. Neoshqiptarizmi vjen si moral kolektiv në kohë të krizës së kuptimeve.
Në epokën moderne, ku gjithçka është relativizuar, kombi si ide nuk ka vdekur, por ka humbur moralin e vet. Janë zbehur përmasat etike të bashkësisë kombëtare. Sot, shumë shpesh, jemi shqiptarë në emër, në pasaportë, në emocione të shpërthyera në stadiume apo në tragjedi.
Por nuk jemi shqiptarë në përditshmëri, në përkushtim, në kulturë, në projekt. Neoshqiptarizmi vjen si një doktrinë që i rikthen përkatësisë kombëtare përmasën morale. Ai nuk është retorikë nacionaliste që thërret për krenari të shkuar. Është etikë e përgjegjësisë për të ndërtuar një bashkësi që nuk e vret vetveten përditë përmes mllefit, përçarjes, korrupsionit, zilisë, harresës.
Neoshqiptarizmi është një moral i rrallë në një kohë imoraliteti të zakonshëm. Ai nuk kërkon të përjashtojë, por të ndërtojë një bashkësi që e njeh veten përmes virtytit dhe vlerës, jo përmes viktimizimit apo izolimit.
Neoshqiptarizmi vjen që të kalojmë nga kombi i dhimbjes te kombi i vetëdijes dhe krijimit. Shqiptarët kanë mbijetuar në shekuj si komb i dhimbjes. Por historia ka treguar se mbijetesa e gjatë, pa një vizion të përbashkët dhe etikë krijuese, të çon në shterim. Në harresë të arsyes përse jemi bashkë.
Neoshqiptarizmi kërkon ta kthejë shqiptarinë në frymëmarrje krijuese, jo vetëm në kujtesë plagësh. Ai është rrëfimi i një kombi që nuk e mohon të kaluarën, por nuk lejon që e kaluara ta mbajë peng. Ai nuk është apologji e vuajtjes, por manifest i mundësisë për të ndërtuar të ardhmen me frymë dhe me kuptim. Ai na thotë se nuk mjafton të jesh shqiptar që ke duruar.
Duhet të jesh shqiptar që ndërton. Nuk mjafton të jesh shqiptar që kujton. Duhet të jesh shqiptar që krijon. Sociologjia e shpërbërjes dhe domosdoshmëria e një doktrine si Neoshqiptarizmi. Shqiptarët, sociologjikisht, janë sot komb i fragmentuar në rrafshe të shumëfishta: ekonomike, politike, krahinore, kulturore, psikologjike.
Kemi një komb të copëtuar emocionalisht dhe imagjinativisht. Në një realitet të tillë, ne nuk kemi luksin e indiferencës filozofike. Kemi nevojë për një ide të qartë për bashkimin, jo vetëm territorial, por shpirtëror e moral. Kemi nevojë për një kujtesë të gjallë, një narrativë të re, një etikë të përbashkët, që na thërret jo të imitojmë, por të krijojmë. Jo të garojmë për mbijetesë, por të bashkëkrijojmë për të qenë më shumë se kurrë bashkë si shqiptarë. Neoshqiptarizmi është modeli më i qartë që kemi sot për ta bërë këtë.
Jo si doktrinë që kërkon pushtet, por si strukturë që kërkon vetëdije dhe rilindje e ripërtëritje të përbashkët. Për një shqiptari që nuk thërret më vetëm në krizë, por që frymëzon përherë. Për shumë kohë, shqiptaria është aktivizuar vetëm kur është kërcënuar. Kur jemi plagosur, kemi thirrur njëri-tjetrin. Kur jemi rrezikuar, kemi kujtuar kush jemi. Neoshqiptarizmi kërkon ta çlirojë shqiptarinë nga varësia e krizës. Të mos na duhet më një armik që të kujtojmë se jemi një.
Të mos na duhet një tragjedi që të shfaqim vlera. Të mos na duhet një fatkeqësi për të shfaqur ndjenjën e përkatësisë. Ai kërkon ta bëjmë shqiptarinë një projekt të përhershëm të jetës sonë individuale dhe kolektive, një mënyrë për të qenë më të ndershëm, më të thellë, më të vërtetë. Një shqiptarizëm që është po aq përditshmëri, sa është dashuri. Neoshqiptarizmi vjen si rruga e vetme drejt një shqiptarie të denjë për shekullin XXI.
Në fund të këtij reflektimi, vetëm një gjë mbetet e qartë:
Ose do të kemi një shqiptarizëm të ri, të ndërtuar mbi vlera, vizion dhe vetëdije, ose do të zhbëhemi përmes boshllëkut të vetvetes. Neoshqiptarizmi nuk është një luks filozofik a doktrinor. Është një domosdoshmëri etike, politike dhe shoqërore për të mbijetuar jo thjesht si emër, por si vlerë. Jo thjesht si komb që ka qenë, por si komb që duhet të bëhet.
Ai nuk ofron premtime, por shtigje për përgjegjësi. Nuk jep receta, por ngre pasqyra. Dhe në to, ne shqiptarët shohim për herë të parë veten jo siç kemi qenë, por siç mund të jemi. Dhe kjo është ajo që e bën Neoshqiptarizmin rrugën, dritën dhe sfidën tonë më të madhe, për të mos qenë më një emër që thuhet, por një komb që ngrihet.
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh