Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Editorial

NË UDHËKRYQIN E MATURISË POLITIKE

by administrator
10:57 14/10/25
in Editorial
NË UDHËKRYQIN E MATURISË POLITIKE
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook
Evropa nuk pranon shtete që ndajnë qytetarët sipas përkatësisë, por ato që ndërtojnë vlera të përbashkëta mbi drejtësi dhe përfshirje. NATO nuk ofron vetëm siguri ushtarake, por kërkon stabilitet politik të brendshëm dhe partneritet shoqëror. Elita shtetërore maqedonase duhet të heqë dorë nga nostalgjitë e rrezikshme të projekteve etnocentrike dhe të përqafojë filozofinë e bashkëjetesës si model të së ardhmes.
Nga Prof. dr. Skënder ASANI
Kur një shtet arrin në pikën e maturisë politike, ai duhet të dijë të zgjedhë mes kujtesës dhe përgjegjësisë, mes frikës dhe vizionit. “Udhëkryqi i maturisë politike” nuk është një metaforë abstrakte, por realiteti me të cilin përballet sot Maqedonia e Veriut. Ky është momenti që do të përcaktojë nëse vendi do të ecë përpara drejt së ardhmes euroatlantike, apo do të mbetet peng i projekteve etnocentrike që e kanë mbajtur për tri dekada në ciklin e krizave dhe përçarjeve të përsëritura.
Maturia politike, në këtë kontekst, nënkupton aftësinë për të braktisur retorikën e frikës, për të zgjedhur bashkëjetesën mbi dominimin dhe për ta bërë kohezionin ndëretnik themel të shtetformësisë moderne.
Historia politike e Maqedonisë së Veriut nuk matet me numrin e institucioneve që ka ndërtuar, por me aftësinë për të nxjerrë mësime nga gabimet e së kaluarës. Për gati tri dekada, vendi ka kaluar nëpër cikle të përsëritura krizash politike dhe ndëretnike, që nuk kanë qenë produkt i natyrës së shoqërisë, por i projekteve të vjetra nacionaliste të rikthyer në formë moderne. Çdo herë që vendi i afrohet një etape të re integruese, zgjohen impulset e vjetra të përjashtimit dhe dominimit etnik, të cilat përpiqen ta mbajnë shtetin peng të së kaluarës.
Fushata parazgjedhore e vitit të kaluar dëshmoi se si retorika populiste mund të kthehet në mekanizëm të rrezikshëm për deformimin e vet shtetësisë. Me tezën për “rikthimin e shtetit”, kryeministri Mickovski arriti të fitojë zgjedhjet parlamentare, duke ndërtuar një narrativë që synonte jo reformimin, por suprimimin e ligjeve që përbëjnë bazën e shtetformësisë së shqiptarëve. Pas marrjes së pushtetit, qeveria e tij hapi rrugën për marrëveshje të errëta financiare me hua miljardëshe të paqartë në origjinë dhe i krijoi terren të lirë shtrirjes së botës serbe dhe ndikimit ruso-kinez, duke e futur shtetin në një trajektore pa drejtim dhe pa siguri. Edhe në nisje të fushatës për zgjedhjet lokale, retorika e tij politike vazhdon të mbajë të njëjtin ton përjashtues, duke paralajmëruar eliminimin e subjektit politik shqiptar që lindi nga fryma e Marrëveshjes së Ohrit forcë që për dy dekada ka qenë promotore e zbatimit të saj.
Pas këtyre zgjedhjeve, përgjegjësia për orientimin e ardhshëm të Maqedonisë bie mbi vetë kryeministrin: nëse vendi do të zgjedhë rrugën e stabilitetit dhe integrimit euroatlantik, apo do të zvarritet drejt një spiraleje konfliktesh që mund ta zhysin në paqëndrueshmëri dhe pa perspektivë.
Në vend që të ndërtohet një model qeverisës mbi besimin qytetar dhe barazinë institucionale, elitat politike kanë lejuar që kalkulimet e ngushta partiake të errësojnë vizionin shtetëror. Kështu, edhe proceset më të rëndësishme si ndryshimet kushtetuese dhe debatet identitare janë instrumentalizuar për përfitime politike afatshkurtra, duke zbehur frymën e partneritetit ndëretnik që e bëri të mundur stabilitetin pas vitit 2001.
Kujtesa historike e vitit 2001 nuk duhet parë si traumë, por si busull për të ardhmen. Marrëveshja e Ohrit nuk ishte vetëm pakt për paqe, por themel për një rend të ri demokratik, që e ngriti barazinë qytetare në parim kushtetues dhe e bëri bashkëjetesën pjesë të identitetit shtetëror.
Çdo tentativë për ta relativizuar këtë marrëveshje, për ta zëvendësuar me modele të selektivitetit etnik apo
për ta përdorur si mjet presioni politik, është devijim nga rruga e stabilitetit dhe e integrimit. Historia e këtij vendi ka dëshmuar se sa herë është sfiduar fryma e Ohrit, vendi është zhytur në krizë; dhe sa herë është respektuar ajo, Maqedonia e Veriut ka ecur përpara në rrugën euroatlantike.
Në këtë realitet politik, faktori shqiptar ka luajtur dhe vazhdon të luajë rolin më stabilizues në shtet. Shqiptarët kanë dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave europerëndimore dhe kanë qenë promotorë të barazisë qytetare, duke ruajtur stabilitetin edhe në momentet më të ndjeshme.
Por kjo përgjegjësi nuk mund të mbetet e njëanshme. Një shtet nuk mund të ndërtohet mbi sakrificën e njëanshme të një komuniteti, por mbi përkushtimin e përbashkët të të gjithë qytetarëve. Elita shtetërore maqedonase duhet të kuptojë se respektimi i faktorit shqiptar nuk është çështje favori, por garanci për ekzistencën e vet shtetit multietnik.
Kohezioni ndëretnik nuk është luks politik, as kompromis i përkohshëm është strategji shtetërore për mbijetesë dhe zhvillim. Në një rajon ku tensionet etnike dhe ndërhyrjet e jashtme janë ende faktor destabilizues, vetëm ndërtimi i një shoqërie me barazi reale dhe besim të ndërsjellë mund të garantojë stabilitet afatgjatë.
Evropa nuk pranon shtete që ndajnë qytetarët sipas përkatësisë, por ato që ndërtojnë vlera të përbashkëta mbi drejtësi dhe përfshirje. NATO nuk ofron vetëm siguri ushtarake, por kërkon stabilitet politik të brendshëm dhe partneritet shoqëror.
Maqedonia e Veriut duhet ta kuptojë këtë realitet: pa konsensus të brendshëm ndëretnik, çdo proces integrues mbetet formal dhe i brishtë.
Ky është momenti kur Maqedonia e Veriut duhet të tregojë maturi politike dhe historike. Koha e alibive ka përfunduar. Nëse ky vend dëshiron të ruajë stabilitetin dhe të hapë perspektivën e integrimit, duhet të lirojë veten nga pengjet e së kaluarës dhe të ndërtojë një kontratë të re shoqërore mbi partneritetin ndëretnik, respektin institucional dhe drejtësinë qytetare.
Elita shtetërore maqedonase duhet të heqë dorë nga nostalgjitë e rrezikshme të projekteve etnocentrike dhe të përqafojë filozofinë e bashkëjetesës si model të së ardhmes. Sepse vetëm një Maqedoni e Veriut që e ndërton të ardhmen mbi respekt, barazi dhe vizion përbashkues do të mund të ecë me siguri drejt integrimit euroatlantik dhe të fitojë respektin e partnerëve ndërkombëtarë.
Ky është udhëkryqi i maturisë politike: të zgjidhet rruga e bashkëjetesës si garanci për paqe, zhvillim dhe perspektivë përndryshe, historia nuk do të falë përsëritjen e gabimeve, por do të dëshmojë se mungesa e maturisë politike mund të kthehet në autogol historik, ku humb jo vetëm stabiliteti, por edhe vet ideja e shtetit multietnik që u ndërtua me shumë sakrifica. Dhe në atë moment, do të jetë tepër vonë për t’u rikthyer në udhën e arsyes politike që e kërkon koha dhe historia./GD
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh