BallinaSportiNë përkrahje të Jurgen Uldedaj

Në përkrahje të Jurgen Uldedaj

-

Sportistët shqiptarë në diasporë, ishin dhe do të mbeten ambasadorët më të mirë të mundëshëm, së bashku me artistët e kështu me radhë. Z.Florim Useini, veprimtari i njohur i mërgatës sonë, një personalitet i unitetit, ai na njofton me 20 dhjetor në Dübendorf të Zvicrës do të jetë një ngjarje e madhe sportive, se për çka bëhet fjalë, ai ndër të tjera shkruan: „ Ju bëj thirrje të gjithë miqëve dhe dashamirësve të sportit, të vinë më 20 dhjetor në Dübendorf, të presim dhe të mbështesim Jurgen Uldedaj që do jetë përballë Edin Puhalo.

Sot, kisha nderin të takoj edhe babin e boksierit Tonin Uldedaj një mik, një humanist, një afarist shumë i sukseshëm në Shqipëri, që gjithmonë ka dhën shumë kontribut për të mirën e shoqëris.

Jurgen Uldedaj mbron titullin IBF International, kundër një kundërshtari me 24 fitore (23 me KOs) dhe vetëm 2 humbje.

Edin Puhalo është ish kampion në WBO European Cruiser, në IBO Continental Cruiser dhe WBC Mediterranean Cruser. Aktualisht i rankuar në 10 më të mirët e WBA-së.

Një fitore e kampionin tonë Jurgen Uldedaj do ta pozicionojë në rankingun e 15 më të mirëve, për 4 federatat kryesore të boksit profesionist (WBO,WBA, IBF, WBC).

Ky meç nuk është vetëm e Jurgen Uldedaj, por e gjithë shqiptarëve, sepse këto janë ambasador të Kombit që na prezantojnë nëpër botë, ashtu si që i kemi edhe shumë sportistë, artistë, e këngëtarë, që na krenojnë“. Me një fjalë, ta përkrahim bashkëkombasin tonë me 20 dhjetor.

helveticALforum.ch

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zulfaj në Bundestag: Kërkohet mbështetja gjermane për avancimin e Kosovës drejt BE-së

0
BERLIN – Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi një takim në Bundestagun gjerman me drejtues dhe anëtarë të Komisionit për...