1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë u promovuan dy libra

Duhet ti lexosh

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë bënë promovimin e dy librave: “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE” nga MIRADIJE MALIQI “HANNA” nga FATMIRE SOPA.

Ishin të pranishëm një numër i madh i dashamirësve të librit. Zv.Ambasadorja e Kosovës, Shkëlqesia e saj, znj. Shukrije Ramadani e përshkruan me disa fjalë promovimin dhe ja se çka shkruan:

“E lumtur t’i takoj dhe përshëndes sonte shumë artdashës dhe mysafirë të fjalës së bukur shqipe. Me ç’rast u bë promovimi i dy veprave në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë. Mbrëmje e mrekullueshme nën tingujt e kitarës së nxënëses së shkollës shqipe në Ostermundingen Jela Berisha, Poetet Shqipe Bytyqi dhe Hyrije Jusufi, me emocione recituan poezitë e mbetura në dorëshkrime nga Miradije Maliqi, të cilat i perpunoi Dan Ibrahimi dhe Shqipe Bytyqi ku i përmblodhën në librin me titull “Të fluturosh atje ku nuk ishe”. Romanin në gjuhën gjermane të shkrimtares Fatmire Zeneli Sopa me titull “Hanna”, vet shkrimtarja lexoi pjesë nga romani i saj. Ndërsa shkrimtari Jusuf Sherifi, lexoi një recenzencë lidhur me këtë roman, si dhe Shefqet Dibrani u paraqit me një vështrim të thuktë mbi poezitë e Miradijes, ndërsa Musa Jupolli, e Mentor Thaqi nga Kryesia e LKSHM- falenderuan te pranishmit si dhe ndanë mirënjohje për ARKS-Bern si dhe Ambasadën e Shqipërisë”. ( Foto nga Sh.R)

helveticALforum

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit